Сподели:

U publikua verzioni i fundit i Propozim-Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele


 15 shkurt 2018, Shkup
 

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë e publikoi verzionin e fundit të Propozim-Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Propozim-Ligji është rezultat i komenteve të marra nga Regjistri i Vetëm Nacional Elektronik (RVNE), ku verzioni skicë i mëparshëm ishte i publikuar më 04.11.2017 me të cilën të gjitha palët e interesuara kanë mundësi brenda 26 ditëve të dërgojnë komentet dhe propozimet e tyre. Poashtu, në verzionin e publikuar të Ligjit, janë të implementuara edhe komentet e marra nga Komisioni Evropian dhe Zyra e OSBE-së.

Procesi i përgatitjes së Propozim-Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele filloi me diskutimin e pare public e cila u mbajt më 14.07.2017.

Më 20.11.2017 ministri, Damjan Mançevski, se bashku me ministri pa resor përgjegjës për komunikim, transparencë dhe llogaridhënie e mbajtën diskutimin e dytë të dedikuar këtij Ligji.

Në muajt e fundit ishin të realizuara një numër i madh i takimeve dhe mbledhjeve me të gjitha palet e interesuara dhe ishin të dëgjuara dhe shqyrtuara mendimet e të gjithve atyre që shfaqën interes të përfshihen në procesin e përgatitjes së Propozim-Ligjit.

Последната верзија што ја објавуваме пред да биде дел од владина процедура е резултат на заедничката работа на Владата и на претставниците на медиумската сфера во Македонија, со поддршка од Европската Комисија и ОБСЕ.

Verzioni i fundit që e publikuam para se të bëhet pjesë e procedurës qeveritare është rezultat e punës së përbashkët me Qeverinë dhe përfaqësuesit e sferës mediatike në MAqedoni, me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe OSBE.

Në shtojcë: Propozim-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë