NUK KA DERË TË GABUAR

NUK KA DERË TË GABUAR                                                                                    

Dera e parë është dera e drejtë

 

Pse nuk ka derë të gabuar?

Për shkak të numrit të madh të  institucioneve qeveritare shumë njerëz nuk janë në gjendje për të përcaktuar se cili institucion është përgjegjës për nevojat e tyre, dhe kështu hasin  vështirësi    në komunikim  me administratën. Për këtë arsye mund të ndjehen të refuzuar dhe të irrituar në kërkimin të zgjidhjes së kërkesës së tyre. Prandaj është e nevojshme mënyra e punës së nëpunësit shtetëror ose publik  Ii cili Ii pret  qytetarët dhe i ndihmon në lidhje me institucionin kompetent, pa marrë parasysh a janë në vendin e duhur apo jo.  Me këtë shmangen pengesat që shfaqen  gjatë kërkesës dhe dhënies së shërbimeve të ofruara nga institucionet e sistemit.  Kjo do të  thotë që, nuk do të ketë thirrje të shumta telefonike ose shëtitje  nëpër dyert e  administratës.

Versioni i qasjes(afrim)  “Nuk ka derë të gabuar është një administratë publike e orientuar ndaj qytetarëve, e hapur edhe për shërbime të kordinuara  ku qëllimi kryesor është  të ndihmojmë qytetarët  për ti përmbushur kërkesat e tyre.

 

 

Çfarë do të thotë “ Nuk ka derë të gabuar“?

Sot qytetarët kanë pritje cilësore prej insitucioneve qeveritare në kryerjen e shërbimeve publike. Ata duan shërbime të shpejta , efikase dhe  cilësore nga administrata, pavarësisht nga koha dhe vendi, e cila duhet të  kryhet me mirësjellje, transparencë dhe përgjegjëshmëri nga ana e nëpunësit publik. Koncepti “Nuk ka derë të gabuar“ është një qasje e re në punët e administratës publike që del nga nevojat e Qeverisë. Kjo administratë  duhet të ofroj shërbim që do të jetë i orientuar drejt qytetarëve dhe t’ju mundësojë bashkëpunim dhe kordinim më të mire në kryerjen e shërbimeve publike .

Sipas programit të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë 2011-2015, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administrat, përpiqet të rrisë  transparencën  dhe hapjen e sistemit për administratën publike, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe rritjen e kënaqësisë së qytetarëve dhe subjekteve juridike private që janë përfitues të shërbimeve publike . Në këtë drejtim janë realizuar disa projekte për të forcuar kapacitetet e administratës publike, dhe njëra prej tyre është pikërisht koncepti Nuk ka derë të gabuar  

Mënyra e re e punës është inovative  dhe  me një qasje alternative  për punën e deri tanishme të nëpunësve shtetëror dhe publik. Ajo duhet të  jetë në  shërbim të  qytetarëve,  pavarësisht  a janë drejtuar në  zyrën e duhur të institucionit.

 

Kjo  do të thotë, braktisje e praktikës aktuale të administratës publike, të punojë vetëm në kuadër të kompetencave  individuale, pa dhënë ndonjë ndihmë ose rekomandim qytetarëve për të ardhur tek shërbimet e ofruara edhe nga organet tjera kompetente. Vlen të përmendet se kjo qasje momentalisht përdoret edhe në shumë institucione, por ideja kryesore është të bëhet sjellje e zakonshme e çdo punonjësi në administrate.

 

 

Realizimi “ Nuk ka derë të gabuar“

Koncepti “Nuk ka derë të gabuar“ si një politikë e veçantë, prej këtij viti do të zbatohet në Maqedoni pra me një  kuptim të gjërë do të jetë afatgjatë. Në fazën fillestare do të zbatohet vetëm në kuadër të një organi të vetëm të  administratës shtetërore që  nuk do të thotë se qytetarët do të marrin çfarë do lloj shërbimi në të njëjtin institucion. Megjithatë, kriteret ekzistuase, do të vazhdojnë të zbatohen gjatë punës së administratës, që me qasjen e re, qytetarët do të fitojnë një nivel më të mire të shërbimit dhe më lehtë do të kontaktojnë me personin kompetent për lëndën e tyre .

Në mënyrë që të zhvillohet më tej koncepti, hapet mundësia e rrjeteve të institucioneve qeveritare për të fituar koordinim më të madh të ndërsjellë në ofrimin e shërbimeve. Kjo praktikisht do të thotë që në cilin do institucion që të   drejtohen qytetarët për herë të parë, dhe pse ky nuk është ai institucion që duhet, nëpunësit duhet ti drejtojnë në institucionin përkatës që trajton këtë kërkesë. 

 

 

Përfitimet e  “ Nuk ka derë të gabuar“

 Ky koncept paraqet bazën e punës së nëpunësit shtetëror dhe publik ,ose personat që kryejnë aktivitete dhe detyra  me interes publik në pajtim me Kushtetutën, Ligji për marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuar.  Në këtë mënyrë nëpunësit do të jenë në gjendje ti përcaktojnë problemet e shumta  dhe komplekse të palëve, të cilat do t’i ndihmojnë për të shkuar përpara drejt zgjidhjeve të kërkesave të tyre.  

Për përdoruesit e shërbimeve administrative, kjo do të thotë zvogëlim të vështirësive në komunikim me institucionet qeveritare, e cila do të çojë deri te kursim i mjeteve dhe shkurtimi i kohës për t ju përgjigjur nevojave të tyre.   

 

Me qasjen “Nuk ka derë të gabur“ pritet të përmirësohen shërbimet për qytetarët, dhe kjo do të çojë në ndryshimin e imazhit negative për administratën publike si  jo efikase dhe e pa interesuar për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve por, e orientuar dhe e hapur për qytetarët.