Shpërndaje:

MINISTRI
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë

Damjan Mançevski merr në funksionin si ministërnë Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, më 1 qershor të vitit 2017-të.

Z. Mançevski ka më tepër se 10 vite përvojë pune në fushën e TIK-ut, si udhëheqës dhe si drejtor ekzekutiv i disa kompani. Ndërmejt viteve 2005 dhe 2006 ka punur si inxhinier për radiofrekuencat në Agjencionin për Komunikime Elektronike (AKE).

Ishte i zgjedhur si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 2016-të. 

Vizioni i tij si minister për shoqërinë informatike dhe administratë është që të punojë bashkë me kompanitë e TIK-ut drejt krijimit të zgjidhjeve të reja për përforcimin e efikasitetit të politikave dhe futjen e proceseve të reja teknologjike për përforcimin e produktivitetit, duke e ngritur Maqedoninë si shembull për vendet e rajonit në lidhje me transformimin digjital. Së bashku me ekipin e tij, z. Mançevski do të punojë në krijimin e një administrate publike të përgjegjshme dhe transparente e cila do të punojë në shërbim të qytetarëve, nëpërmjet rivendosjes së sistemit meritor dhe përforëcimin e programeve për aftësimin profesional të nëpunësave. Reforma e administratës publike (RAP) do të realizohet në një proces të hapur konsultativ me shoqërinë qytetare, sindikatat, odat e tregtisë dhe aktorët e tjerë relevant.

Z. Mançevski ka diplomuar në fakultetin e Inxhinierisë Elektriko-teknike në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në programin studimor Inxhinieri Elektrikoteknikë dhe Telekomunikacion. Në vitin 2009, ai ishte një bursist i Cheving-ut në Univerzitetin e Birmingamit, në Mbretërine e Bashkuar. Pajiset me çertifikatë për studime pasdiplomike. Në vitin 2003, ka marrë pjesë në programin e Departmentit të shtetit në SHBA: “Liderë të rinjë Evropian dhe politikat e SHBA-ve për çështjet aktuale politike, ekonomike dhe sociale”, ndërsa përsëri nga vitet 2003-2004 ka marre pjesë në “Skollën për politikanë të ardhshëm”, nën organizim të Fondacioneve Fridrih Ebert dhe Alfred Mozer. Rrjedhshëm flet gjuhën angleze dhe sërbo-kroate.

MINISTRI

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë

Search form