Shpërndaje:

LAJMËRIM

12 shkurt 2018, Shkup

Me kërkesë të Sindikatit të AOGJSH-it, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, sot mbajti takim pune me përfaqësuesit e Sindikatit.

Ky takim i cili përfaqëson vazhdimsinë e dialogut social me Sindikatën e AOGJSH-it u përdor për gjetjen e zgjidhjeve më konkrete për çështje të hapura të cilat ekzistojnë në administratën publike, siç janë:

  • Marrja e vendimeve adekuate për shakllët në karrierë dhe rritja e duhur e vlerës së pikës të nëpunësave administrativ;
  • Rritja e pagave për nëpunësat administrative;
  • Mbrojtja e vendeve të punës të nëpunësave administrative gjatë uljes eventuale të nurmit të të punësuarve;
  • Mënyra e re e llogaritjes së pagave të nëpnuësave administrative;
  • Nënshkrimi i Grant marrëveshjes për nëpunësat administrative dhe të tjerë të punësuar në administratën shtetërore;
  • Ndryshime të Ligjit për mbikëqyrje inspektuese; dhe
  • Ndryshime shtesë të Ligjit për nëpunësa administrative.

.

Ministri Damjan Mançevski informoi se pas analizës së bërë nga ana e MSHIA-së dhe përfundimi i seancës së Qeverisë, janë ndërmarrë aktivitete në drejtim qe  të shkalla e karrierës të dërgohet te të gjithe nëpunësat administrative të cilat i plotësojnë kushtet, dhe procedurat ligjore tashmë të filluara të përfundohen me zgjidhje gjyqësore ose me marrëveshje. Ai potencoi se përderisa institucionet bëjnë shtypje mbi të punësuarit dhe nuk e paguajn shkallën e karrierës për këtë të tregohet menjëherë në ministrinë që personat të cilët e bëjnë këtë të dënohen.

Në lidhje me çështjen për uljen e numrit të nëpunësave administrativ të cilët ishin aktuale në kohën e fundit, ministri Mançevski tha se nuk duhet të ekzistojë frika për humbjen e vendit të punës sespe MSHIA dhe Qeveria e mbajnë qëndrimin se të gjithë të punësuarit në administratë do t'i mbajnë vendet e tyre të punës. Në këtë drejtim po përgatitet analiizë e detajuar për numrin e të punësuarvenë administratë dhe përderisa të vërtetohet se në disa raste ekziston mbipunësim, një numër i caktuar vetëm me pëlqimin e tyre do të merren përsipër nga punëdhënësit nga sekotrë real të cilët do të garantojnë sigurinë e vendit të punës.

Kryetari i Sinidikatës së AOGJSH-it, Peco Grujovski, dhe ministri Damjan Mançevski kanë qëndrim të përbashkët se institucionet e kanë për deytrë të rrespektojnë vendimin e orarit të punës e cila u soll për dobinë dhe për të mirën e të punësuarve. 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

 

 

 

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form