Shpërndaje:

Ministri Mançevski realizoi takim me zëvendësdrejtoreshën e Zyrës së SHBA-së, Suzan Falatko

14 shkurt 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri Informtaike dhe Administratë, Damjan Mançevski, realizoi takim pune me zëvendësdrejtoreshën e zyrës për çështje të Evropës qendrore dhe jugore pranë departamentit të SHBA-ve, Suzan K. Falatko

Ministri Mançevski realizoi takim me zëvendësdrejtoreshën e Zyrës së SHBA-së, Suzan Falatko

Në takim, ministri Mançevski e informoi zëvendësdrejtoreshën Fallatko për aktivitetet në të cilat MSHIA punon në tre portofolet në kompetenca të ministrisë.

“Administrata publike herën e kaluar ishte e kritikuar për partishmëri dhe joprofesionalitet, dhe tash publiku ka pritje të larta për ndryshime të mëdha. Aktivitetet të cilat i ndërmarrim në këtë pjesë janë në proces transparent, që do të thotë se duhet kohë më të gjatë për t’u miratuar, por janë në komunikim të rregullt me qytetarët dhe për këtë me një cilësi më të madhe”, potencoi ministri Mançevski, duke iu referuar Strategjisë për reforma në administratën publike si dokument i parë i këtij tipi me plan aksional konkret, indikatorë dhe buxhet.Министерот Манчевски оствари средба со заменик-директорот на канцеларијата на САД, Сузан Фалатко

Falatko mirëpriti angazhimet e MSHIA-s për reforma në administratën publike, dhe angazhimet e Qeverisë për sektorët e tjera, ku, siç theksoi ajo, përparimi mund të vërehet.

Ministri Mançevski iu referua edhe agjendës digjitale të ministrisë, dhe aktivitetet për krijimin e regjistrit të popullsisë, krijimin e identiteti elektronik të yztetarëve dhe nënshkrimin elektronik.

Министерот Манчевски оствари средба со заменик-директорот на канцеларијата на САД, Сузан Фалатко

Në takim përfaqësuesit e Zyrës për çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore të Departamentit të SHBA-vë shfaqi interes dhe mbështetje për aktivitetet e MShIA-s për përgatitjen e strategjisë për siguri kibernatike.

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form