Shpërndaje:

Mançevski dhe Llukarevska: Futja e të dhënave për të punësuarit parakusht për pagesën e rrogave

Shkup, 22 shkurt 2018

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, dhe drejtoresha e DAP-së, Sanja Llukarevksa, sot mbajtën konferencë shtypi të përbashkët.

Ministri Mançevsk informoi për ndryshimet e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, Ligjin për Drejtorinë e të ardhurave publike, Ligjin për procedurë tatimore dhe Ligjin për kontribute të sigurimit të obligueshëm social. 

Mançevski dhe Llukarevska: Futja e të dhënave për të punësuarit parakusht për pagesën e rrogave

Me ndryshimet e bëra institucionet janë të obliguar ligjërisht t’i fusin të dhënat për të punësuarit e tyre në Sistemin informatik për menaxhim me burimet njerëzore si njëra prej parakushteve që të marrin rroga.

“MSHIA krijon dhe udhëheq Regjistrin e të punësuarve në sektorin publik. Të dhënat në Regjistër janë me rëndësi të veçantë për ndjekjen e gjendjes e më shumë se 1300 institucione në sektorin publik. Edhe pas dy viteve pas krijimit të këtij Regjistri për të cilën janë paguar mbi 2 milion e 153 mijë euro, kz Regjistër ende nuk i jep informacionet e duhura për numrin e të punësuarve në administratën publike. Kjo është përshkak se sistemi aspak nuk ka qenë i dizajnuar të japë numrin e të punësuarve. Kjo nuk është kërkuar. Në kohën kur sistemi ka qenë i bërë, ky numer ishte sekret i shtetit”, theksoi ministri Mançevski  

Për momentin, prej 1303 institucione në Maqedoni, 259 institucione nuk kanë të futur të dhëna.

Манчевски и Лукаревска: Внесот на податоци за вработените предуслов за исплата на плати

"Regjistri plotësisht i kompletuar dhe i azhurnuar, do të jape pasqyrë të qartë për gjendjen momentale të sistematizimit, numrin e vendeve të lira të punës, strukturën e moshës, numri i personave të cilat janë para pensionit dhe të tjera. Për plotësimin e vendeve të lira të punës, duhet të gjendet  kuadrër i duhur i cilat i përmbush kriteret e nevojshme dhe  mund të merren në transfer listen”, sqaroi ministri Mançevski.

Qellimi nuk është ndëshkimi i institucioneve, por përfundimisht të kemi një Regjistër i cili i përmban të gjitha informatat dhe e përmbushë rolin për të cilin paguhet shtrenjtë.

MSHIA në të ardhmen parashikon një sërë masash, gjegjësisht:

1. Çdo i punësuar të ketë qasje tek SIMBNJ, dhe do të mund të kontrolloj nëse janë futur të dhënat e tyre.

2. MSHIA do të organizojë trajnime plotësuese për të gjitha insitucionet të cilët kanë nevojë, me qëllim të futjes së të dhënave në kohë.

3. Do të kërkojmë reagim nga Inspektoriati shtetëror administrativ për udhëheqësit në institucionet ku nuk janë futur të dhënat. Kështu do të verpojmë në mënyrë preventive me qëllim qe të mos ndëshkohen të punësuarit, por që ndëshkimi të jetë vetëm për personin udhëheqës.

4. Në të ardhmen në web faqen e MSHIA-s do të publikohet lista e institucioneve që nuk kanë të futur të dhënat.

5. MSHIA dhe DAP do të formojnë ekipë për koordinimin e zbatimit të ndryshimeve në katër ligjet. 

Манчевски и Лукаревска: Внесот на податоци за вработените предуслов за исплата на плати

“Njëra nga modulet e këtij Sistemi elektronik është edhe Moduli për llogaritjen e pagave, dhe në pajtim me ndryshimet e ligjit, Drejtoria e të ardhurave publike merr një kompetencë të re për kontrollimin e shfrytëzuesve të këtij Moduli për llogaritje të pagave, nëpërmjet sistemit të integruar të pagesave, gjegjësisht kontrolla azhurnimit të Regjistrit e të punësuarve në sektorin publik përmes kontrollimit të llogaritjeve mujore për pagesë të integruar”, tha drejtoresha Llukarevska.

Llukarevska sqaroi se kontrollimi do të bëhet automatikisht gjatë parqaitjes së llogaritjeve të pagave në sektorin publik, dhe në rast se të dhënat nuk janë të harmonizuara, sistemi i pagave të DAP-së do të gjeneroj gabimin dhe punëdhënisi në sektroin publik do t’I duhet të kryej azhurnimin e të dhënave në Regjistër. Gjegjësisht, përderisa punëdhënësi nga sektori publik nuk e ka plotësuar obligimin ligjor për futjen e të dhënave në Regjistrin për të punësuarit në sektorin publik, sistemi i integruar i pagesave (për pagat), në Deklaratën e pranimit do të paraqes gabim me porosi se obligimi nuk është kryer. 

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form