Shpërndaje:

Lajmërim: Hakatoni i parë “Bitallon”

07 mars 2018, Shkup

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Ministria izraelite e punëve të jashtme e organizuan hakatonin e parë “Bitallon”, i cili to të fillojë më 10 mars (e shtunë) me fillim prej orës 18:00 në Qendrën e kulturës në Manastir.

Ngjarjen do ta hapin ministri për Shoqëri Informatike dhe Aministratë, Damjan Mançevski dhe ambasadori i Izraelit, Dan Orian.

Qëllimi i organizimit  të kësaj ngjarjeje është të tregohet historia e komuniteti të vjetër hebrej në Ballkan nëpërmjet varrezave të hebrenjve “Beit hahaim” në Manastir. 

“Bitalloni” paraqet mundësinë që të merrni pjesë në zhvillimin e përvojës digjitale në “Parkun e të gjallëve në Manastir” ku historia e komuniteti hebrej kishte rol kryesor në të  kaluarën dhe do të ketë rol kryesor dhe në të ardhmen.

Në hakaton, përmes maratonës të TI-së me kohëzgjatje prej 48 orëve, në zgjidhje të reja do të punojnë ekipet e informaticientëve të rinj, inovatorëve dhe kreatorët nga e gjithë Maqedonia.

Si mentorë dhe gjyqtarë paraqiten ekspertë të shquar nga Izraeli dhe Maqedonia nga lëmitë e informatikës, historisë dhe kulturës hebraike, arkeologjisë, mediumet, liderë të parqeve teknologjike, investitorë dhe profesorë univezitarë, si dhe udhëheqësit e projektit për rivitalizimin e së kaluarës hebraike në Manastir dhe dhe rregullimin e parkut të të gjallëve të varrezave të hebrenjve në Manastir.

Në garë do të përdoren dokumente të rralla, fotografi, video dhe burimet tjera të cilat dëshmojnë për komuniteti e hebrenjve në Manastir, dhe të cilat janë të mbledhura nga institucione të ndryshme hulumtuese dhe organizata, univerzitete, muze, qendra qeveritare dhe nga koleksionet private nga e gjithë bota.

Në garë do të përfshihen më shumë ekipe, kurse tre ekipet fituese do të ftohen në turne në Izrael. Vizitë në Jeruzalem, Tel Aviv, takim me kompanitë teknologjike udhëheqëse , akcelatorët dhe liderët, por edhe vizitë trashëgimisë kulturore.

Promovimi i ekipeve fituese nga Bitalloni do të organizohet në një ngjarje të veçantë më 12 mars në Shkup nën patronazhin e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë