Shpërndaje:

Lajmërim për fillimin e zbatimin të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjit për nëpunësit administrativ

16 shkurt 2015, Shkup

Prej dates 13.02.2015 fillojnë me zbatimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjit për nëpunësit administrative. Detyra e parë e institucioneve në sektorin e cila del  nga neni 17 i Ligji për të punësuarit në sektorin publik është përgatitja dhe miratimi i aktit për organizimin e brendshëm dhe aktit për sistematizimin e vendeve të punës në institucione.

Ligji parashikon procedurën e përgatitjes dhe miratimit të këtyre akteve, i cili deytrimisht përfshin marrjen e pëlqimit nga ana e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Me qëllim të thjeshtësimit të procedurës së harmonizimit si dhe me qëllim të efikasitet më të madh dhe ekonomisë së të njejtës, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë krijoi adresë elektronike sistematizacii@mioa.gov.mk në të cilën institucionet do të duhet në formë elektronike t’i dorëzojnë propozim-aktet e organizimit të brendshëm dhe sistematizimit që të mundet më tej të bëhët harmonizimi i plotë, të mundet të dorëzohen dhe zyrtarisht të jepet pëlqim lidhur me të njejtat.

Bazuar në Ligjin për të punësuarit në sektorin public, aktet për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës duhet të miratohet deri në fillim të zbatimit të ligjeve, përkatësisht deri më 13.02.2015.

Duke pasur parasysh faktin se për herë të parë një numër i madh i institucioneve do të jenë të përballura me detyrim të tillë, për formën e përcaktuar ligjore të miratimit të këtyre akteve, ndërsa me qëllim që të lehtësohet procedura e miratimit të së njejtave, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë përgatiti mostra të akteve për sistematizim për të gjitha llojet e institucioneve në sektorin publik, të cilat do të duhen në masë të konsiderueshme ta lehtësojnë procedurën e përgatitjes së këtyre akteve. Në të ardhmen të gjitha informacionet lidhur me implementimin e këtyre dy ligjeve do të jenë të disponueshme në “web” faqen www.administracija.mk të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (www.mio.gov.mk).

 

Marrëdhënie me publikun pranë Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTRI

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë

Search form