Shpërndaje:

SIUBNJ (Sistemi i informacionit për udhëheqje me burimet njerëzore)

Sistemi i informacionit për udhëheqje me burimet njerëzore ka për qëllim ta avancojë efikasitetin në udhëheqjen me burimet njerëzore si dhe cilësinë e punës në institucionet e sektorit publik.

Njëkohësiht, sistemi i inorfmacionit për udhëhqje me burimet njerëzore do të mundësojë:

  • regjistër të saktë për të punësuarit në sektorin publik,
  • аutomatizim të proceseve gjatë udhëheqjes me burimet njerëzore,
  • përmirësimin e efikasittet në punë nëpërmjet reduktimit të kohës për përpunimin e të dhënave,
  • evidentimet statistikore në nivel të institucioneve dhe në nivel të sektorit publik,
  • dorëzimi i informacioneve të sakta, në kohë dhe të përditësuara për të punësuarit,
  • ulja e shpenzimeve lidhur me udhëheqjen e të punësuarve, përgatitja e listave të pagave, planifikimin dhe zhvillimin e personelit dhe avancimin.

Për më tepër, ai mban evidencë personale për të punësuarit, llogarit pagat dhe udhëheq me performancat.            Sistemi i informacionit për udhëheqje me burimet njerëzore është i organizuar në katër module kryesore dhe atë:

  • evidencë personale,
  • udhëheqje me performancën,
  • llogaritja e pagës, dhe
  • raporte.

Në kuadër të këtyre moduleve janë të të përfshira proceset të cilat do të udhëheqin me llojet e institucioneve, strukturën organizative të institucioneve, vendet e punës në institucione, evidencën personale të të punësuarve, llogaritjen e pagave të të punësuarve, matjen e performancës së të punësuarve, lloje të ndryshme të kërkimeve, hartimin e raporteve dhe administrimin e sistemit. Për t’u përmbushur afatet të përcaktuara në bazë të neneve 18, 19 dhe 20 nga Ligji i të punësuarve ne sektorin publik (“Gazeta Zyrtare” 27/14 dhe 199/14), është i domosdoshëm sigurimi dhe fillimi i futjes së të dhënave nga ana e institucioneve.

Procedura për përdormin e sistemit është siç vijon:

1. Institucionet autorizojnë persona për futjen në system, nëpërmjet dorëzimit të formularëve të plotësuar, për aktivizimin, ndryshimin dhe deaktivizimin e shfrytëzuesve: ky formular.

- Formulari plotësohet me të dhënat e detyrueshme, nënshkruhet dhe vuloset nga personi udhëheqës i institucionit, dërgohet deri te ministry për shoqëri informatike dhe administratë dhe I njeti mund të skenohet dhe të dërgohet deri te adresa e kontaktit: hrmis@mioa.gov.mk

- Shfrytëzuesit e ri do të marrin mesayh elektronik nga sistemi me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e shfrytëzuesit për mënyrën e qasjes deri te sistemi dhe mënyrën e raportimit të problemeve.

- Për pyetjet e parashtrua më shpesh kontrolloni në linkun e PPSH-së më poshtë.

Adresa e kontaktit për raportimin e problemeve dhe parashtrimin e pyetjeve: hrmis@mioa.gov.mk.
Konlkuzione nga Qeveria e RM-së: Konluzion nga seanca e 85-të e Qeverisë së RM-së, e mbajtur më 07.07.2015.од 
Për sqarime shtesë, drejtohuni në Qendrën për përkrahje teknike të sistemit për udhëheqje me burimet njerëzore në:

Telefoni: 02 3248 074

Е-mail: hrmis@mioa.gov.mk

LAJMËRIME 

Pyetje të parashtruara më shpesh (PPSH)