Shpërndaje:

Kryeministri Zaev dhe ministri Mançevski: Bashkohuni në këto momente historike, ta sigurojmë të ardhmen e shtetit

Shkup, 1 qershor 2018

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministri për Shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski u drejtuan në forumin tematik: “Një vit qeveri - rishikim i organizatave qytetare drejt arritjeve të deritanishme dhe pritshmërive të ardhshme”, e cila u mbajt dje në mbrëmje së bashku me përfaqësuesit e Civika mobitilitas në të cilën janë anëtarë reth dyqind grantistë si dhe para përfaqësuesve të donatorëve të projektit, Agjencioni zvicerian për zhvillim dhe bashkëpunim në Institutin e Suedisë për administratë publike.

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski iu referua reformave të cilat në vitet e fundit janë bërë në sferën e medias si dhe në administratën publike.

“Ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të cilat janë rezultat i një debati të gjatë ku ishin të përfshira të gjitha palët e interesuara aktualisht është pjesë e procedurës kuvendore. Kyç është roli i punonjësve mediatik të cilët duhet ta ngrisin zërin dhe të kontribuojnë drejt miratimit final të ligjit i cili është propozim i tyre. Qeveria i mbështeti reformat në sferat mediatike të cilat dalin nga shoqëritë mediatike, organizatat qytetare, gazetarët dhe të gjithë palët e interesuara, ndërsa shpresojmë se në këto përpjekje do të përfshihet edhe opozita që të mundet ligji të kalojë në Kuvend”, theksoi Mançevski.

Në pjesën e administratës publike, ministri Mançevski vuri në dukje digjitalizimin e shërbimeve e cila mundëson shërbime të shpejta, efikase dhe të lira për qytetarët.

“Nëpërmjet portalit për e-shërbime me vendosjen e sistemit të sportelit të centralizuar dhe një pikë për shërbimet, me digjitalizimin e më shumë se 50 shërbimeve të cilat janë më shpesh të kërkuara nga qytetarët, ne i dërgojmë shërbimet deri tek qytetarët. më e rëndësishme për qytetarët është cilësia e shërbimeve të cilat i marrin, ndërsa ne do të synojmë drejt administratës efikase”, shtoi Mançevski.

“Ja edhe këtu do të ndërlidhem, edhe pse bashkëpunimi me një pjesë të madhe prej jush është intenziv se sektori qytetar mbetet pjesë aktive edhe nga praktikimi i politikave të Qeverisë si dhe nga sjelljet e ndryshimeve në të gjitha nivelet”, theksoi kryeministri Zaev.

Ai vlerësoi se në shoqëri veç më është arritur ndërgjegjja se sektori joqeveritar dhe organizatat qytetare janë njëra nga zinxhirët kryesor ndërmjet qytetarëve dhe sistemit. “Pushteti në asnjë mënyrë nuk duhet të nënkuptohet si fuqi, por si një besim i dhënë nga qytetarët dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve”, shtoi kryeministri Zaev dhe vuri në dukje qeverisjen e bërë ndaj qytetarëve dhe ndaj komunave.

“Jemi shumë të përkushtuar në projektin Partneritet i hapur qeveritar 2018-2020 dhe në takime konsultative me shoqërinë qytetare për të gjitha pyetjet e rëndësishme për qytetarët nga sfera e jetës së përditshme në përparimin e shërbimeve insitucionale por edhe për interest kyçe strategjike shtetërore”, tha kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë Zeav, ndau informacione edhe për bisedimet të cilat rrjedhin rreth konfliktit i cili i ndalon integrimet tona euro-atlantike.

Unë jam i gatshëm për shtetin tone përsëri të tregoj udhëheqje për të mirën e përbashkët të të gjithë qyteatrëve, për përparim dhe zhvillim të shtetit duke e ruajtur dinjitetin, indentitetin dhe sovranitetin e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë.

“Ju ftoj të merrni pjesë dhe të bashkoheni në këto momente historike. E kam të nevojshme si kryeministër edhe i Qeverisë, të vazhdojmë me bashkëpunimin aktiv dhe hapje të dyanëshme si dhe të jepni mbështetje si shoqëri qytetare për zhvillim ekonomik dhe prosporitet të RM-së. Proaktiviteti juaj në ofrimin e zgjidhjeve ështe kyç. Janë të mundura, janë të arritshme edhe datat për BE dhe ftesa për NATO”, përfundoi kryeministri Zaev.

Përfaqësuesit ee shoqërisë qytetare u interesuan për më tepër çështje aktuale të shtetit. Ne debatin ata fituan bindje nga kryeministri Zaev dhe nga ministri Mançevski se kjo qeveri është e përgatitur t’i mbështesë financiarisht organizatat qytetare me mjete nga buxheti.

Gjithashtu kryeministri Zaev dhe ministri Mançevski theksuan se nuk mund të përzihen në zgjedhjet e kuadrove të trupave rregullatore, gjyqësi, po që ftojnë në përfaqësimin e drejtë në bazë të çështjeve të barazisë gjinore, të personave me aftësi të kufizuara, të qytetarëve Romë. U përfshine edhe tema nga arsimi për fëmijët, ekologjinë me çka kryeministri Zoran Zaev njofton për pritjet se masat afatmesme dhe afatgjate për mbrojtjen e mjedisit jetësor, do të japin rezulate në interes të fëmijëve, të nxënësve si dhe të gjithë qytetarëve.

Kryeministri Zaev dhe ministri Mançevski: Bashkohuni në këto momente historike, ta sigurojmë të ardhmen e shtetit

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form