Shpërndaje:

Shekerinska dhe Mançevski pjesë e tryezës së rrumbullakët me temë: "Krijimi i politikave publike në perspektivën e Bashkimit Evropian"

Shkup, 04 qershor 2018

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Maqedonisë dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i shoqërisë informatike dhe administratë Damjan Mancevski, sot morën pjesë në tryezën e rrubullakët me temën: "Krijimi i politikave publike në perspektivën e Bashkimit Evropian", organizuar nga Aleanca Qytetare për transparencë.

Duke folur në panelin "Si ta kompensojmë të humburën", ministrja Shekerinska tha se qeveria është e përqendruar jo në 11 vitet e fundit, por në atë se çka mund të bëhet tani.

"Mjafton t’i lexoni faqet e para të Raportit të Komisionit Europian për Maqedoninë dhe të shikoni se fokusi për këto 12 muaj me të vërtetë ishte se si të demonstroheshin përsëri kapacitetet e Maqedonisë për reforma dhe kapacitetet për të prodhuar rezultate, dhe jo vetëm për të shpallur rezultate, tha ministrja.

Ajo përmendi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale "në të cilën doli një fjali shumë e fortë, që është se ky proces zgjedhor ka rikthyer besimin e qytetarëve se zgjedhjet janë një reflektim i mendimit të tyre dhe jo kërkesa e elitave politike, "theksoi Shekerinska.

Për një nga shtyllat kryesore të demokracisë, medias së lirë, Freedom House në raportin e tij theksoi se Maqedonia është pothuajse i vetmi vend i ndritshëm në Evropë.

"Fakti se Maqedonia është e vetmja që ka treguar përmirësim në rezultatin e lirisë së medias nuk është një kualifikim i qeverisë, por është një kualifikim i një prej institucioneve që konsiderohet si organizata më e besueshme, më e besueshme në vlerësimin e situatës", tha Shekerinska.

Shekerinska rrikujtoi deklaratën e ambasadorit gjerman në Maqedoni, i cili vuri në dukje se vendi ynë në periudhën qershor-korrik duhet të marrë një datë për fillimin e negociatave dhe ftesën për anëtarësimin në NATO. "Maqedonia ka krijuar kapital të madh politik dhe Gjermania nuk mund të mos e vlerëson atë. Unë mendoj se kjo është një fjali që e dimë se sa e vështirë është të meritosh nga një vend anëtar i madh dhe me ndikim", theksoi ministrja.

Ministrja në panelin konkludoi: "Sfidat e brezit tonë të mos jenë sfida të njëjta për gjeneratat e ardhshme – t’i hapim kapitujt evropianë dhe disa kapituj polarizues, në ndarje, konflikte, në mosndëshkim, në media të robëruara, ato kapituj definitivisht duhet t’i mbyllim.”

Ministri Mançevski, në fjalimin e tij iu referua përgatitjes së administratës publike për fillimin e procesit negociues si dhe partneritetit me organizatat qytetare në proces.

"Ajo që kam hasur pas hyrjes në institucione është se sistemi i vendosjes është shkatërruar dhe në shumë institucione nuk ekziston sistem. Ky është një nga problemet së bashku me potencialin e kuadrit me të cilin disponon administrata publike. Kuadrot cilësore në vitet e fundit janë larguar dhe kjo është sfida e parë. Problemi i dytë është mungesa serioze e analizave, statistikave dhe të dhënave të cilat mund të na shërbejnë si bazë për hartimin e zgjidhjeve ligjore, të cilat mund të jenë bazë e negociatave. Kemi hasur mungesë të koordinimit horizontal ndërmjet institucioneve, diçka që e tejkalojmë nëpërmjet hartimit të strategjive të përbashkëta dhe trupave këshillues përgjegjës për implementimin, në të cilin janë përfshirë të gjithë palët e interesuara”, theksoi ministri Mançevski. Siç theksoi ai analiza horizontale funksionale e cila po bëhet aktualisht për herë të parë në Maqedoni, ka për qëllim marrjen e një pasqyre të qartë se si janë themeluar institucionet si një bazë për riorganizim dhe përforcim të kapaciteteve.

Lidhur me bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë qytetare, ministri Mançevski tha se përvojat, kapacitetet analitike dhe profesionale të cilat i posedon sektori qytetar kanë një rëndësi vendimtare për cilësinë dhe shpejtësinë në të cilën do të zhvillohen negociatat.

"Në partneritet me shoqëritë qytetare, duhet t’i përcaktojmë ekipet negociuese në nivel sektori dhe këtë duhet ta bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Është mirë që ekziston  vetëdije edhe në institucionet edhe tek organizatat qytetare se është e nevojshme përfshirje e të gjithëve në proceset që na mbeten. Obligimi ynë është që t’i ndihmojmë Maqedonisë në këtë periudhë dhe këtë mund ta bëjmë me përgatitje dhe përgjegjësi të plotë”, theksoi Mançevski, duke u bërë thirrje organizatave qytetare të jenë të kyçura në mënyrë aktive në procesin negociues.

Në tryezën e rrumbullakët fjalime kishin edhe euro-ambasadori i ri Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së, euro-ambasadorja e re Daniela Barishiq, ambasadore e Republikës së Kroacisë dhe Andrej Engelman, pjesë e ekipit negociues të Sllovenisë.

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Aministratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form