Shpërndaje:

Mançevski: Sigurojmë kushte që Maqedonia të jetë një vend për zhvillimin e teknologjive të reja të TIK

Shkup, 06 qershor 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski, sot ishte pjesë e ditës së informimit GÉANT, ku GÉANT u promovua si një rrjet akademik dhe hulumtues pan-evropian.

Ministri Mançevski foli për përpjekjet e MSHIA-së dhe të Qeverisë në pjesën e zbatimit të agjendës digjitale dhe bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të biznesit, akademisë dhe sektorit qytetar.

"Transformimi digjital nuk është i lehtë. Në të vërtetë ajo është një sipërmarrje shumë e shtrenjtë. Për të arritur, nevojiten investime në infrastrukturë, si dhe në burimet njerëzore. Por, përfundimisht, kemi vetëdije. Së fundi, ne jemi të gjithë së bashku, institucionet qeveritare, bizneset, akademia. Jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga të gjitha vendet e Ballkanit në një përpjekje të përbashkët për të bërë më shumë për qytetarët tanë. Ne kemi vullnetin, angazhimin dhe bashkëpunimin, së bashku për të pranuar ndryshimin. Jam shumë i kënaqur që shoh se një nga shtyllat e strategjisë së re të BE është digjitalizimi. Agjenda e Komisioneries Gabriel është e lidhur ngushtë me politikat e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe ne bashkërisht po përpiqemi për t’i përmirësuar standardet e jetesës së qytetarëve tanë ", tha ministri Mançevski.

Duke folur për projektet që aktualisht po zhvillohen nga MSHIA-në, Ministri Mançevski u drejtua duke folur rreth Parkut Teknologjik, i cili duhet të vihet në funksion deri në fund të këtij viti.

"Parku i teknologjisë është një nga projektet për sigurimin e mbështetjes infrastrukturore dhe financiare për aktivitetet inovative. Qeveria do të veprojë si një fond engjëll, i cili do të mbështesë kompanitë e reja në fazat e tyre më të rrezikshme të zhvillimit. Krijimi i parkut të shkencës dhe teknologjisë është një iniciativë që synon forcimin e konkurrencës së industrive kryesore të vendit dhe nxitjen e zhvillimit të sektorëve të rinj. Parku Teknologjik është një masë për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme si një nga tre shtyllat e Planit të Rritjes Ekonomike të Maqedonisë. Dy shtyllat e mbetura i referohen masave mbështetëse financiare për investimet e reja grinfild (greenfield) dhe brounfild (brownfield), krijimin e vendeve të reja dhe më të mira të punës, zhvillimin teknologjik dhe hulumtimin si dhe përmirësimin e bashkëpunimit afarist dhe mbështetjen e pakthyeshme të kompanive. Këto dy shtylla do të zbatohen përmes Ligjit të ri për Mbështetjen e Investimeve Financiare, "njoftoi ministri.

Përfitimet nga realizimi i masave të parashikuara në këto tre shtylla janë të mëdha. Kjo do të çojë në mbështetjen e ndërmarrjeve të reja, zvogëlimin e papunësisë, forcimin e konkurrencës, efikasitetin dhe produktivitetin, inkurajimin e bashkëpunimit midis kompanive vendase dhe të huaja, dhomave të tregtisësi si dhe rritjen e investimeve.

“Për ju si hulumtues dhe shkencëtarë, është me rëndësi të dihet se duam t’a promovojmë Maqedoninë si një vend për testimin e teknologjive të reja të TIK-ut.

Kombinimi i institucioneve të hapura, kapacitetet për hulumtim dhe zhvillim, profesionistët e kualifikuar, mbështetja financiare dhe logjistike për kompanitë inovative të reja dhe mjedisin e ri të investimeve të energjisë, është destinacion i përsosur edhe për kompanitë shumë të zhvilluara të TIK-ut, për t’i testuar teknologjitë e tyre të reja në Maqedoni.

Në tremujorin e parë të këtij viti, Maqedonia arriti një nivel rekord të lartë të investimeve të huaja. Ne i mirëpresim të gjithë ata që duan të shprehin risitë e tyre ", përfundoi ministri, duke i përcjellë përpjekjet kryesore të Qeverisë në kontekst për krijimin e një ekonomie konkurruese, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik si dhe një standard të lartë të jetesës për qytetarët.

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form