Shpërndaje:

Trajnim për zbatimin e Kornizës së Vlerësimit të përbashkët - Modeli CAF

Shkup, 09 qershor 2018

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup në periudhën prej 29 deri më 31 maj 2018-të, organizoi trajnime me temën: Zbatimi i Kornizës së Vlerësimit të Përbashkët (Modeli CAF) në institucionet e Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të institucioneve shtetërore për zbatimin e modelit të CAF-it si një mjet për udhëheqje të plotë të cilësisë. 

Programi u zhvillua në Veles dhe u realizua përmes metodave të ndryshme të trajnimeve si: prezantime, diskutime, punë grupore, ushtrime të aftësive, etj.

Trajnimin e zhvilluan ekspertët ndërkombëtarë dhe kombëtarë për zbatimin e modelit të CAF-it.

Trajnimi përfshiu dy grupe pjesëmarrësish. Grupi i parë ishin punonjësit administrativ të cilët kanë përvojë në zbatimin e modelit të CAF-it në institucionet e tyre dhe të cilët janë trajnuar se si t’i mbështesin institucionet e tjera në zbatimin e modelit të CAF-it. Grupi i dytë përbëhej nga punonjës administrativ të cilët nuk kishin përvojë në zbatimin e modelit të CAF-it dhe të cilët morën informacione se çka është modeli i CAF-it dhe si ta zbatojnë atë në institucionet e tyre.

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form