Shpërndaje:

Dita e parë e hapur e Qeverisë me organizatat e shoqërisë qytetare: I hapëm dyert, tregohuni të guximshëm dhe ofroni alternativat më të mira për kontributin në zhvillimin e Maqedonisë

Shkup 08 qershor 2018

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, sot u mbajt dita e parë nga Ditët e të Hapura të Qeverisë me Organizatat e Shoqërisë Qytetare (SHQ).

Në këtë takim, para një numri të madh të përfaqësuesve të pranishëm të organizatave qytetare, u drejtuan ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski, Drejtori i Agjencionit për rini dhe sport Darko Kaevski dhe kryetarja e Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar Fani Karanfilova-Panovska, drejtoresha e Fondacionit për shoqëri të hapur Maqedoni.

Ministri Mançevski në fjalimin e tij theksoi se shoqëria qytetare është një partner i barabartë dhe korrektor i vendimeve të Qeverisë dhe se prej atje erdhi deri te përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për një dialog të vazhdueshëm, transparent dhe gjithëpërfshirës me shoqërinë qytetare.

"Këto përpjekje, po përpiqemi t’i zgjidhim në mënyrë sistematike. Krijojmë mekanizma në sistemin të cilin do ta parashikojnë, definojnë dhe garantojnë pjesëmarrje si dhe ndikim në sektorin qytetar në hartimin e politikave të Qeverisë. Ideja është që bashkërisht ta transformojmë sistemin, institucionet të punojnë sipas rregullave evropiane, në shërbim të qytetarëve, të hapur, me llogaridhënie dhe me përgjegjësi, potencoi Mançevski dhe shtoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë me kujdes dhe vazhdimisht e dëgjon zërin e shoqërisë qytetare dhe të qytetarëve gjatë përgatitjes së planeve reformuese.

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Mançevski potencoi se kjo qasje e hapur e Qeverisë së RM-së, i dha rezultatet e pritura në realizimin e paketës reformuese të Planit 3-6-9, dhe se kjo praktikë do të vazhdojë edhe më tej, duke pasur parasysh faktin se reformat, si ndryshime rrënjësore, janë të domosdoshme, para së gjithash për qytetarët, për të ngritur në mënyrë dinjitoze shoqërinë e Maqedonisë në nivel evropian.

„Në këtë drejtim në Qeveri mendojmë të inicojmë, bashkë me ju, ide për model të përfshirjes së përfaqësuesve më të kualifikuar të shoqërisë qytetyre në grupet negociuese të kapitujve të BE-së. Bëhet fjalë për shkrimin e përgjigjeve në kapitujt të cilat do të jenë të hapura kur do të jetë caktuar data e negociatave. Duhet të përfshihen më të rekomanduarat dhe më të mirat. Një numër i madh i resurseve të cilat mund të japin kontribut serioz në mbylljen e kapitujve janë në sektorin qytetar“, tha Mançevski.

Theks të veçantë në adresimin e Ditës së Hapur të Qeverisë me organizatat e shoqërisë qytetare, Ministri Mançevski vuri rolin e organizatave të shoqërisë qytetare në luftën kundër korrupsionit në krijimin e kushteve për një shoqëri të qëndrueshme, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në të cilën rregulli është në fuqi.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në përmbylljen e fjalimit të tij u dha guxim përfaqësuesve të Shoqërisë qytetare që të vazhdojnë të marrin pjesë në mënyrë aktive në përpjekjet e përbashkëta për të instaluar mekanizmat më të mira për kontrollin e balancimit në një shoqëri të qytetarëve të fortë dhe të emancipuar, të shoqërisë me mundësi për të gjithë me qasje deri tek institucionet efektive, të përgjegjshme dhe të hapura.

"Të gjitha ndryshimet për të përmirësuar legjislacionin që e kemi sjellur, tani më rezulton me një rritje të ligjeve të publikuara të ENER-it dhe një rritje të numrit të komenteve nga të gjitha palët e interesuara dhe veçanërisht nga organizatat e shoqërisë qytetare. Vetëm për ilustrim, nëse në vitin 2016 vetëm 8.3% e ligjeve u vendosën në ENER-in, vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2018-të kjo përqindje ishte 93%.

Kjo do të thotë se nuk aprovojmë më ligje me procedurë të shkurtuar siç ishte praktikë më parë, por të gjitha zgjidhjet e propozuara ligjore i komunikuar publikisht dhe në mënyrë transparente. Gjithashtu nuk aprovojmë ndryshime të shumta dhe të shpeshta ligjore. Kjo do të thotë që siguria ligjore po rritet. Por edhe kur të sjellë ndryshime legjislative, kjo është bërë me cilësi, në konsultim me institucionet e jashtme dhe me qytetarët dhe në përputhje me rregullat", deklaroi ministri Mançevski.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport iu referua jashtëzakonisht bashkëpunimit të mirë me organizatat joqeveritare rinore në fushën e krijimit të politikave rinore, sidomos në pjesën e Ligjit për Rininë dhe rishikimi i strategjisë së të rinjve, i cili, si rezultat i pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të të rinjve nëpërmjet organizatave të tyre do të pësojë ndryshime serioze me theks në përparësitë kryesore të brezit të ri. 

Kryetarja e Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile Fani Karanfilova- Panovska në paraqitjen e saj sot në ditën e hapur të Qeverisë me organizatat e shoqërisë qytetare i njoftoi pjesëmarrësit në lidhje me punën e Këshillit, i cili vetëm dy muaj e përgatiti draftin e parë të Strategjisë për Bashkëpunim e Qeverisë me organizatat e shoqërisë qytetare, i cila u realizua me kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm të shumë organizatave qytetare.

Në ditën e parë të Hapur të Qeverisë së RM-së me organizatat qytetare, në debat morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të shoqërisë qytetare me propozimet dhe sugjerimet e tyre për politika të caktuara si dhe për mënyrën në të cilën më tej duhet të realizohet ky bashkëpunim.

Veçanërisht të vlefshme dhe të çmueshme ishin propozimet që ditët e ardhshme të hapura duhet tematikisht të përqendrohen dhe si temë me prioritet u veçua pjesëmarrja e organizatave qeveritare në negociatat e pranimit të vendit për anëtarësimin në BE.

Në këtë drejtim, Ministri Mançevski në mbarrimin e këtij sesioni të parë të Ditëve të Hapura të Qeverisë me organizatat qytetare, mirëpritën idenë e një regjistri të organizatave qytetare si një burim potencial prej të cilat do të rrjedhin informacione për organizatat qeveritare dhe specifikën e tyre të veçantë për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për t’i hapur akoma më shumë portat e Qeverisë për të dëgjuar dhe respektuar zërin e qytetarëve.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form