Shpërndaje:

Prezantimi i Raportit për përparimin e Republikës së Maqedonisë në kuadër të PHQ-së

Shkup, 08 qershor 2018

Zëvendësministri për shoqëri informatike dhe administratë Aleksandar Bajdevski sot u drejtua në prezantimin e raportit të Republikës së Maqedonisë në kuadër të Partneritetit të Hapur Qeveritar.

Qëllimi i eventit është të prezentohet shkalla e arritjes së Maqedonisë në lidhje me angazhimet dha masat e ndëmarra në tetë fushat prioritare të definuara me Planin aksional për periudhën nga 2016-ta deri në qershor të 2017-ës dhe të tregohen sfidat gjatë implementimit të një pjese të masave.

“Përfitimet nga implementimi i PHQ-së nuk njihen vetëm në procesin e pjesëmarrjes dhe krijimit të angazhimeve  si dhe arritjet e të gjitha palëve të interesuara, por edhe në procesin e implementimit të së njejtës. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se përveç transparencës edhe PHQ-ja ka ndikim të rëndësishëm mbi inovacionet, zhvillimin dhe konkurrencën. Me atë qëllim organizatat qytetare dhe sektori afarist janë të përfshira në të gjitha porceset të lidhura me angazhimet e MSHIA-së për digjitalizim të plotë të Maqedonisë”, informoi zv/ministri Bajdevski.

Zv/ministri theksoi se MSHIA filloi me aktivitet për avancimin e politikave për publikimin e të dhënave të hapura nga institucionet shtetërore me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve, por njëkohësisht edhe përdorimi i potencialit ekonomik nga publikimi i të dhënave të hapura. Krahas aktiviteteve të parashikura për periudhën e ardhshme si vërtetim për angazhimet për partneritetin të hapur qeveritar në periudhën e kaluar ishin të realizuara një numër I madh të aktiviteteve dhe masave të cilat kanë të bëjnë me rritjen e transparences dhe llogaridhënies si dhe hapjes së institucioneve ndaj qytetarëve.

“Të gjitha masat e ndërmarra deri më tani janë me qëllim që të behemi Qeveri proaktive e cila i publikon informacionet lidhur me punën dhe të cilat janë në interes të qytetarëve. Kanë për qëllim rritjen e besimit të qytetarëve në institucione, krijimin e administratës të orientuar drejt qytetarëve, efikase efektive, plotësisht transparente dhe llogaridhënëse.” Theksoi zv/ministri Bajdevski.

Prezantimi i raportit afatmesëm për përparimin e Republikës së Maqedonisë në kuadër të iniciativës globale Partneritet i Hapur Qeveritar ishte e paraqitur nga Qendra për demokraci ekologjike Florazon.


Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form