Shpërndaje:

Publikohet versioni i punës së Strategjisë Nacionale për Sigurinë Kibernetike

Shkup, 11 qershor 2018

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria për Punë të Brendshme hartuan bashkërisht  versionin e punës së Strategjisë Nacionale për Sigurinë Kibernetike në Republikën e Maqedonisë.

Ftojmë të gjithë palët e interesuara nga sektori publik, sektori privat, shoqëria akademike, organizatat qytetare dhe qytetarët që t’i dërgojnë propozimet, rekomandimet dhe komentet e tyre në versionin e punës së Strategjisë nacionale për Siguri Kibernetike të Republikës së Maqedonisë. Ju mund t’i dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja jo më vonë se deri më datë 22.06.2018 në e-mailin në vijim: cyber_security@mioa.gov.mk

Njëkohësisht, duam t’ju ftojmë në debatin publik me temë:"Strategjia Nacioale për Sigurinë Kibernetike", e cila do të mbahet të mërkurën me datë 13.06.2018, në orën 10:00 në Klubin parlamentar. Në debatin publik shkurtimisht do të prezantohet versioni i punës së Strategjisë Nacionale për ​​Sigurinë kibernetike në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në diskutim do të marrin pjesë edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe Ministri i Punëve të  Brendshme Oliver Spasovski.

Ftojmë të gjithë aktorët nga sektori publik, sektori privat, shoqëria akademike, organizatat qytetare dhe të gjithë qytetarët e interesuar për të dhënë kontributin e tyre dhe të marrin pjesë në debatin publik.

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë