Shpërndaje:

Mançevski për Ligjin e Agjencionit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA): Apeloj për mbështetje dhe zhbllokim të reformave në sferën mediatike

Shkup, 12 qershor 2018

Ministri për Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën informoi për procesin e miratimit të Ligjit për ASHMAA-në.

Në vijim të këtij njoftimi po j’ua përcjellim fjalimin e plotë të ministrit Mançevski:

Tani më katër muaj, opozita me debate të shumta lidhur me amandamentet e paraqitura e bllokon miratimin e ASHMAA-së. Janë mbajtur vetëm 6 seanca të Komisionit për Transport dhe Lidhje. Kemi arritur të kalojmë vetëm 7 amendamente, ndërsa na mbeten edhe 67. Me këtë dinamikë ligji do të miratohet në 2 vjet e gjysmë.

Përmbajtja e amandamenteve është më shqetësuese. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, janë kundër debatit të hapur, përkatësisht prezantim publik i kandidatëve të Këshillit të ASHMAA-së, dhe Këshillit programues të RTM-së. Të jeshë kundër transparencës dhe sinqeritetit në përzgjedhjen e trupave rregullatore të pavarura, është të jeshë në kundërshtim me vlerat themelore demokratike dhe lirisë së medias. Atë nuk do ta lejojmë. Asnjëherë më, nuk do të lejojmë që politikanët të bëjnë pazare prapa dyerve të mbyllura, ndërsa qytetarët të kuptojnë për vendimet, pasi ato të jenë miratuar.

Tjetër shembull. Në ndryshimet e ligjit propozojmë programin e detyrueshëm të RTM-së, nga produksioni vendor të zvogëlohet nga 50% në 40%. Në amandamentet VMRO DPMNE kërkon edhe zbritje edhe rritje. Propozojnë prej 30% deri në 70%, në shtatë amandamente të ndryshme. Kjo tregon mungesën përfundimtare të seriozitetit të opozitës.

Qëllimi i VMRO DPMNE-së, është që me çdo çmim ta vazhdojë mandatin e udhëheqësve aktualë në RTM-në dhe ASHMAA-në. Këta të cilët na sollën deri te errësira mediatike e cila sundonte në Maqedoni deri para një viti. Veçanërisht, alarmante është gjendja e RTM-së. Radiodifuzioni kombëtar është i stërngarkuar me borxhe, me pajisje të vjetëruara, pa kushte pune për të punësuarit, pa ndonjë vlerësim dhe besim tek qytetarët. Në vend që të kërkojë përgjegjësi nga lidershipi, opozita dëshiron të vazhdojë kjo situatë.

Problem shtesë është edhe se një pjesë e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA-së, dhe RTM-së, janë anëtarë partiakë, të tanishëm dhe prej më përpara funksionerë të lartë partiakë, këshilltarë të kabinetit të Nikolla Gruevskit. Në këta trupa sundon nepotizmi dhe partizimi, nën të gjitha kriteret dhe standartet ndërkombëtare.

Nëse duam reforma në sferën mediatike, na duhet mbështetje e qytetarëve dhe mediave. Prandaj ju ftojmë ta ndiqni procesin me sy hapur dhe të jeni të kyçur në mënyrë aktive. E ftoj edhe opozitën që t’i harrojë lojërat politike dhe ta vendos në vend të pare interesin e qytetarëve. Bëj thirrje deri tek Komisioni për transport dhe lidhje në Kuvend, me të cilën udhëheq VMRO-DPMNE-ja, të punon çdo ditë, nëse duhet edhe pa ndërprerje për të kaluar diskutimin mbi amandamentet e ASHMAA-së.

Maqedonia tani më është e njohur si një vend i ndritshëm me reformat të cilat po i bëjmë në sferën mediatike. Këtë, të gjithë së bashku duhet ta justifikojmë. Nuk do të lejojmë që Maqedonia të konsiderohet si një shtet jo i lirë ku mediat veprojnë nën presion, shantazh dhe frikë.

Trupat rregullatore të RTM-së, duhet t’u lihen punonjësve mediatikë. Mediat duhet t’u lihen punonjësve mediatikë. Në këtë besojmë fort dhe nuk do të heqim dorë nga ky qëllim.

Njëherë e përgjithmonë, politika duhet t’i heqë duart nga mediat. Ky projektligj na e jep këtë mundësi dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë