Shpërndaje:

Debat publik për Strategjinë nacionale për sigurinë kibernetike

Shkup, 13 qershor 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, sot e prezantuan Versionin e punës së Strategjisë nacionale për sigurinë kibernetike në Republikën e Maqedonisë.

Në dokumentin punohej në disa muajt e fundit, në kuadër të Grupit punues për hartimin e dokumentit strategjik nga fusha e sigurisë kibernetike, ndërsa strategjia aktualisht është publikuar dhe është e arritshme për komente dhe propozime nga të gjitha palët e interesuara.

Siç theksoi ministri Mançevski, "Siguria kibernetike nuk duhet ta shikojmë thjesht si një e keqe e domosdoshme, ajo njëkohësisht është një mundësi e favorshme, një shans për zhvillim dhe avancim. Interneti edhe më tej mbetet një fushë e madhe e inovacionit, ndërsa tregu botëror për sigurinë kibernetike po rritet – dhe atë me shpejtësi të lartë. Këto janë industritë e së ardhmes, të cilat do t’i ndihmojnë Maqedonisë të mbajë hapat me tendencat globale dhe të arrijë një rritje të qëndrueshme të ekonomisë. Në përgjithësi, duam ta zhvillojmë Maqedoninë si destinacionin e ardhshëm hit të TIK-ut. Në këtë mënyrë, do të hapen kompani të reja, me vende të reja pune që do të ofrojnë paga të mira".

Ministrja Shekerinska iu drejtua Strategjisë në aspektin e Mbrojtjes dhe sa është e nevojshme që të ketë një qasje multidisiplinare që është në korrelacion me rregulloret e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ajo vuri në dukje se ky dokument, Strategjia Nacionale për Sigurinë Kibernetike, është e një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët dhe institucionet e këtij vendi të cilat duhet ta garantojnë sigurinë e tyre.

 - Republika e Maqedonisë është e vendosur të bëhet anëtare e NATO-s së shpejti. Jemi të bindur se në këtë Samit i cili do të mbahet në korrik, Maqedonia do të marrë ftesën e shumëpritur dhe të shumë merituar për anëtarësim në NATO. Kjo do të thotë se angazhimet tona në korrik do të bëhen më të mëdha dhe do të bëhen vërtet të detyrueshme. Pikërisht kjo periudhë, periudha nga ftesa deri në anëtarësim është ndoshta më e rrezikshme në aspektin e kërcënimeve kibernetike. Në këtë periudhë Maqedonia duhet të tregojë forcën dhe kompetencat e institucioneve të saj. Në këtë kontekst, në kuadër të strategjisë së diskutuar sot, parashikohet të sigurohet zhvillimi i mbrojtjes kibernetike si një pjesë e pandashme e sigurisë kibernetike. Është parashikuar zhvillimi i njësive me kapacitete kibernetike në pjesë të ndryshme të Qeverisë dhe të Ushtrisë si dhe është parashikuar edhe korniza bazë për koordinim dhe komunikim gjatë përgjigjes së sulmeve kibernetike të sistemeve ushtarake, por gjithashtu edhe në infrastrukturën kritike - tha Shekerinska.

Ministrja për Punë të Brendshme në kuadrër të kompetencave të saj, në mënyrë aktive ndërmori masa për parandalimin, mbrojtjen dhe shtypjen e krimit kompjuterik dhe abuzimit në sferën e informatikës, edhe pse jo gjithmonë dhe mjaftueshëm, sepse për parandalimin dhe mbrojtje efektive në hapësirën kibernetike ne kemi nevojë për një qasje holistike dhe multidisiplinare.

"Versioni i punës së Strategjisë për ​​Sigurinë kibernetike, paraqet një hap të vërtetë përpara në vendosjen e një qasjeje të tillë të dëshiruar holistike dhe multidisiplinare. Praktikisht ky dokument në përmbajtjen e tij, drejtime dhe qëllime është i një rëndësie të veçantë për Maqedoninë sa i përket çdo gjëje që do të thotë siguri kibernetike. Duke lexuar vizionin e Strategjisë për sigurinë kibernetike të cilin edhe e mbështesim edhe e dëshirojmë. Vizioni  Republikës së  Maqedonisë është të ketë siguri, të jetë i besueshëm dhe rezistent në mjedisin dighital, i mbështetur nga kapacitete të ndërtuara cilësore, ekspertë të lartë të kualifikuar, i ndërtuar në një nivel të besimit dhe bashkëpunimit intensiv nacional dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë kibernetike ", theksoi ministri Spasovski.

Në debatin publik u prezantuan qëllimet kryesore të Strategjisë, për së cilën u hap diskutim me ekspertët pubikët të cilët ishin të pranishëm. Të pranishmit shprehën mbështetjen e tyre për këtë iniciativë, duke marrë pjesë aktive në debatin publik.

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë