Shpërndaje:

Ftesë për prezantimin e Planit nacional aksional për Partneritetin e Hapur Qeveritar 2018-2020

Shkup, 02 korrik 2018

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në Programin e Dytë Publik "Partneriteti i Hapur Qeveritar - Dialog me Organizatat e Shoqërisë Qytetare për Planin nacional aksional 2018-2020", i cili do të mbahet më 9 korrik 2018 (e hënë) duke filluar nga ora 11:00, në Klubin e Deputetëve.

Qëllimi i evenimentit është që të prezantohet Propozim Plani aksional për Partneritetin e Hapur Qeveritar (2018-2020) - PNA 4 i përgatitur në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë qytetare, për të krijuar një hapësirë ​​për diskutim ndërmjet organizatave të shoqërisë qytetare dhe institucioneve qeveritare për aktivitetet e reja të propozuara të cilat dolën nga procesi i konsultimit të realizuar në qershor të vitit 2018-të, dhe për të finalizuar Planin aksional për periudhën 2018-2020-të.

Projekt versionin e parë të PNA 4 mund ta gjeni në link-un. në vijim

Për pjesëmarrje në eveniment ju duhet të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj ose pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të cilin e propozoni jo më vonë se deri më 5 korrik të vitit 2018-të tek Marina Shaf-Radeska në e-mail: marina.shaf@mioa.gov.mk ose në telefon 02/3200 919

Bashkëngjitur keni agjendën e evenimentit: Rendi i ditës së Konferencës së PHQ-së 

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë