Shpërndaje:

Publikohet Projekt versioni i Strategjisë nacionale për sigurinë kibernetike të Republikës së Maqedonisë

Shkup, 03 korrik 2018

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme në periudhën e kaluar punuan bashkërisht  për përpilimin e Projekt versioni i Strategjisë nacionale për sigurinë kibernetike të Republikës së Maqedonisë. I falemnderojmë të gjithë aktorët nga sektori publik, sektori privat, komuniteti akademik, organizatat e shoqërisë qytetare dhe qytetarët të cilët dërguar propozimet e tyre, rekomandimet dhe komentet në versionin e punës së Strategjisë Nacionale për Sigurinë Kibernetike të Republikës së Maqedonisë, të publikuar më 11.06.2018-të.

Në këtë version janë integruar shumë nga komentet të cilat i kemi marrë. Lidhur me komentet të cilat nuk janë futur, ju informojmë për sa vijon:

1)        Infrastruktura kritike: nga ana e grupit punues dhe nga palët e interesuara të cilët e rishikojnë versionin e punës, u caktua nevoja për një përkufizim të qartë të Infrastrukturës së Informacionit Kritik (IKK). Përveç kësaj, është marrë vendim që IKK-ja, të përcaktohet me Planin aksional, ndërsa të gjitha vërejtjet e Strategjisë lidhur me IKK-në, do të merren parasysh gjatë përgatitjes së Planit aksional.

2)        Përkufizime: Të gjitha termat të cilat u referohen aspekteve të ndryshme nga siguria kibernetike përcaktohen nga aspekti i kësaj strategjie në nivel nacional.

3)        Referenca: Në përpilimin e dokumenteve strategjike, nuk është praktikë e zakonshme të përmenden burimet, përkatësisht bibliografitë e literaturës së përdorur, siç është rasti me punimet akademike.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë