Shpërndaje:

ZËVENDËSKRYEMINISTRI ANGJUSHEV DHE MINISTRI MANÇEVSKI NË VJENË NË TAKIMIN E MINISTRAVE TË EKONOMISË NGA PROCESI I BERLINIT – PËRMES BASHKËPUNIMIT RAJONAL PA BARIERA DERI NË NJË RRITJE MË TË MADHE TË EKONOMISË

Shkup, 04 korrik 2018

Zëvendëskryeministri i Qeverisë i obliguar për çështjet ekonomike d-r Koço Angjushev dhe ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski morrën pjesë në takimin e ministrave për ekonomi, i cili si sesion i veçantë mbahet në Vjenë, në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor.

Zëvendëskryeministri Angjushev, theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të krijojnë marrëdhënie ekonomike të ndërsjellta dhe të rrisin nivelin e bashkëpunimit, përkatësisht të punojnë bashkërisht për ta promovuar rajonin si një destinacion i favorshëm afarist dhe në këtë mënyrë të rritet atraktiviteti i tërheqjes së investimeve të reja.

"Duhet ta rrisim bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik në rajon, përpara se të bashkëpunojmë me vendet e BE-së. Qeveria është e përkushtuar të promovojë bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonit dhe ne besojmë se nëpërmjet kësaj qasje qytetarët në vendet tona dhe në rajon do të përfitojnë përgjithësisht. Të gjitha vendet e rajonit janë vende të vogla, si të tilla, ata dhe ekonomitë e tyre nuk janë të qëndrueshme për veten e tyre dhe për këtë arsye ne duhet të bashkëpunojmë më shumë, "potencoi Angjushev.

Angjushev vuri në dukje se qeveria po punon me përkushtim në projektet të cilat do ta përmirësojnë lidhjen infrastrukturore dhe energjetike të vendeve të rajonit, si dhe do të lehtësojnë procedurat administrative për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet vendeve.

"Duhet ta kemi parasysh se gjatë tranzitit të mallrave në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, mjetet e transportit shpenzojnë më shumë kohë në kufi sesa në lëvizje. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të punohet në sinkronizimin dhe njohjen e çertifikatave përkatëse si dhe dokumentacioneve të tjera në vendet e rajonit, gjë që do të përmirësonte shpejtësinë dhe efikasitetin e transportit të mallrave dhe do të rriste konkurrueshmërinë e rajonit", theksoi zëvendëskryeministri.

Angjushev vuri në dukje se Qeveria është e fokusuar në ndërtimin e një infrastrukture cilësore në transportet ndërkombëtare të korridorit 8 dhe 10. Punimet në Korridorin 10-të, janë kryesisht të kompletuara, ndërsa në periudhën e ardhshme do të bëhen përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore të korridorit të 8-të, për të cilën Republika e Maqedonisë do të marrë mbështetje financiare nga ana e Bashkimit Evropian.

Lidhur me projektet energjetike, Angjushev theksoi se ekziston iniciativë për krijimin e një shkëmbimi të përbashkët të energjisë elektrike me Republikën e Bullgarisë, përkatësisht bashkimi i tregjeve të energjisë, i cili do të ndikojë në uljen e energjisë elektrike për qytetarët. Ndërtimi i linjave të lartpërçuesit 400 kilovat me Shqipërinë dhe ndërtimi i gaz-sjellësit me Republikën e Greqisë janë dy projekte të rëndësishme të cilat Qeveria do t’i zbatojë, e cila do të sjellë siguri dhe konkurrencë në furnizimin me energjetikë, shtoi Angjushev.

Duke folur për përpjekjet e Qeverisë për zhvillimin e aftësive digjitale, Ministri Mançevski prezantoi disa projekte dhe aktivitete për të cilat aktualisht po punohet.

"Aftësitë digjitale janë kyçe për t’i mbajtur të rinjtë në rajon, të punojnë këtu për paga më të larta dhe të kontribuojnë për zhvillimin ekonomik. Përmes projektit 'Garancia e të Rinjve', qëllimi është që të transformohen jo kuadrot e TI-së, në kuadër të TI-së për një periudhë të shkurtër deri në një vit. Projekti 'Shkollat ​​e Lidhura', rreth së cilës po punojmë aktualisht, do të thotë krijimi i përmbajtjeve digjitale dhe lidhja e të gjitha shkollave në vend. Jemi në fazën përfundimtare edhe me Parkun e parë Teknologjik dhe krijimin e inkubatorëve për kompanitë e vogla. Kjo do të sigurojë një mjedis dhe sistem të ri për të rinjtë që të qëndrojnë në Maqedoni, të jenë të suksesshëm dhe të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë", përmbylli fjalimin Mançevski.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë iu referua edhe konkluzioneve të Samitit të parë Digjital, i cili u mbajt këtë vit në Shkup, i ndarë në katër shtylla, përkatësisht aftësitë digjitale, mbrojtja dhe siguria, ekonomia digjitale dhe shoqëria, si dhe rrjeti digjitale.

“Qeveria dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë po finalizojnë Strategjinë e të Dhënave të hapura si një dokument kyç për transparencën e institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit. Kemi përgatitur një version pune të Strategjisë së Internetit brezgjerë. Këtu, nevojitet investim në infrastrukturë dhe mbulimi i zonave të bardha, janë me qëllim që qytetarët të kenë qasje më të madhe dhe rritje të shërbimeve të cilat do të merren nëpërmjet mënyrës elektronike. Në këtë kontekst, jemi duke punuar në Regjistrin Elektronik të Popullsisë dhe në identitetin elektronik të qytetarëve. Në fushën e sigurisë kibernetike si një sfidë e madhe globale, mund të them se për herë të parë kemi një strategji e cila i përfshin të gjitha institucionet relevante. Në Sofje e kam promovuar idenë që Maqedonia të jetë nikoqir dhe ta organizojmë Akademinë e parë për sigurinë kibernetike në rajon. Ajo që rrjedh nga konkluzionet e Samitit Dighital është iniciativa për të ulur çmimet e roamingut. Aktive është marrëveshja ndërmjet Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës rreth çmimeve më të ulëta për roaming, ndërsa pres që Shqipëria dhe Kosova t’i bashkohen së shpejti kësaj marrëveshje. Nga komunikimi me Komisionin Evropian, mund të them se ekziston interes dhe përkushtim për të ulur çmimet për roaming për qytetarët tanë kur udhëtojnë për në vendet e Bashkimit Evropian ", informoi ministri Mançevski.

Eurokomesari Hahn në hapjen e fjalimit të tij kishte fjalë pozitive për progresin e bërë nga Republika e Maqedonisë në periudhën e kaluar dhe riafirmoi vendimin e Komisionit Evropian se në vitin 2019-të, Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë do t’i fillojnë negociatat për anëtarësimin në BE.

Samiti për Ballkanin Perëndimor u organizua në kuadër të të ashtuquajturit "Proces i Berlinit", i iniciuar nga Republika Federale e Gjermanisë, ndërsa i mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar, Republika e Francës, Republika e Austrisë dhe Republika e Italisë. Për dallim nga koncepti i mëparshëm i konferencës një-ditore, këtë vit pjesa zyrtare zhvillohet në tre ditë – seanca e sotme e Ministrave të Ekonomisë në Vjenë më 9-të korrik - sesione paralele të Ministrave për punë të jashtme dhe të Ministrave të Punëve të brendshme, ndërsa Kryetarët e Qeverive takohen më 10-të korrik në Londër.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë