Shpërndaje:

Ministri Mançevski në konferencë për partneritetin e hapur qeveritar në Gjeorgji

Tbilisi, 19 korrik 2018

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski është pjesë e konferencës ndërkombëtare për partneritetin e hapur qeveritar, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Ministri Mancevski ishte njëri nga folësit në sesionin e panelit me temë: "Nga angazhimi në bashkë-krijim. Ripërtrirja e besimit për reforma më të mira për qeveritë e hapura". Ai iu referua masave dhe aktiviteteve të cilat Qeveria dhe MSHIA, i mori gjatë vitit të kaluar me qëllim të transparencës dhe llogaridhënies gjatë punës në institucione.

"Miratuam një vendim i cili i detyron të gjitha institucionet shtetërore të publikojnë një listë prej 21 dokumentash me interes publik. Marrëveshjet e lidhura përmes prokurimit publik nuk janë më sekrete në Maqedoni, por janë të publikuara dhe të disponueshme për të gjithë qytetarët. Hap të madh rreth asaj se si shpenzohen paratë e qytetarëve arritëm të publikojmë informacione mbi shpenzimet zyrtare të ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë. E kemi zgjeruar listën me më shumë se 50 institucione, me drejtorët dhe udhëheqësit e tyre. Ajo që ne kemi premtuar dhe zbatuar në praktikë janë debatet publike dhe konsultimet për të gjitha politikat publike që kryejmë. Konfirmim për këtë është edhe rritja e afatit për komentimin e ENER-it nga 10 në 20 ditë. Në këtë mënyrë, të gjithë të interesuarit kanë një mundësi të dyfishtë për t'u përfshirë në të gjithë procesin e hartimit të ligjeve", informoi Ministri Mançevski.

Në kontekstin e përmirësimit të politikave për publikimin e të dhënave të hapura nga institucionet shtetërore, me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve, por edhe të shfrytëzimit të potencialit ekonomik të publikimit të të dhënave të hapura, ministri Mançevski foli për Strategjinë dhe Planin aksional për të Dhënat e Hapura.

Duke iu përgjigjur pyetjes se cilat aktivitete janë planifikuar që Maqedonia të jetë një lider në rajon për hapje dhe transparencë, ministri Mançevski iu referua të dhënave nga hulumtimi i fundit i Action SEE.

"Më gëzon shumë që mund të them se Maqedonia tani më është një lider në rajon në transparencë dhe llogaridhënie. Kjo u tregua nga hulumtimi i fundit i Action SEE, sipas të cilit Qeveria e Maqedonisë është në vend të parë krahasuar me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi. Në të njejtin hulumtim, vitin e kaluar Maqedonia ishte në vendin e 6-të të fundit. Kjo është një mirënjohje dhe sukses i jashtëzakonshëm dhe i veçantë për të gjithë ne që kemi punuar në partneritet me organizatat e shoqërisë qytetare dhe me qytetarët. Kjo është mirënjohje e cila sjell me vete edhe më shumë detyrim dhe sfidë për të vazhduar punën në këtë drejtim si dhe për të arritur rezultate edhe më të mira", tha ministri Mançevski.

„Digjitalizimi dhe teknologjitë e reja na mundësojnë komunikim të lehtë dhe të shpejtë. Teknologjitë digjitale na mundësojnë konsultime me qytetarët dhe sektorin qytetar të jenë një paraqitje e përditshme dhe e rregullt. Asnjë politikan nuk mund të arsyetohet se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme ose mundësi që të konsultohet me të gjitha palët e interesuara. Sot, kjo është më e lehtë se kurrë! Kjo është mundësi, të cilën ne e shfrytëzojmë, por në të ardhmen do ta shfrytëzojmë edhe më tepër. E gjithë kjo për të cilën fola sot, Qeveria e bën në interes të qytetarëve, në interes të mediave, në interes të shoqërisë qytetare, sepse qeverisja е raportuar me përgjegjësi, transparencë është postulim themelor i çdo strukture qeverisëse. Me këtë ne i vendosim standardet e qeverisjes dhe standardet e sjelljes politike, më saktësisht po ndërtojmë një kulturë të re politike në Republikën e Maqedonisë, e cila do të jetë një detyrim për çdo vendim të ardhshëm", përfundoi ministri Mançevski.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë