Shpërndaje:

Mançevski: Anëtarët e Këshillit të RTVM-së dhe ASHMAA-së të shfaqin guxim dhe përfundimisht të lejojnë që të zbatohen reformat mediatike

Shkup, 24 korrik 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe adminstratë Damjan Mançevski, sot në kuadër të seancës së Komisionit për Transport dhe Lidhje, mbajti një konferencë për shtyp ku u shqyrtuan ndryshimet në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Në deklaratën për mediat, Ministri Mançevski njoftoi për pengesat e vazhdueshme të VMRO-DPMNE-së për miratimin e këtij ligji.

"Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe në seancën e sotme vazhdojnë të bllokojnë procesin e miratimit të Ligjit për ASHMAA-së. Reformat mediatike dhe të gjitha reformat e tjera në Maqedoni janë peng për shkak të interesave personale të individëve, me një prapaskenë partiake dhe me kërkesë për amnisti. Në komisionin thuajse gjysmë viti flitet për gjithçka, përveç ligjit, përveç reformave mediatike, pavarësisht nga të gjitha rezultatet katastrofike dhe vlerësimet e dhjetë viteteve të fundit", tha ministri Mançevski.

Ai iu referua anëtarësisë aktuale të këshillit të RTVM-së dhe ASHMAA-së dhe u bëri thirrje atyre që të lejojnë zbatimin përfundimtar të reformave në media.

"Dua t'ju bëj thirrje për ndërgjegje dhe virtyt, njerëzve të cilët janë anëtarë të Këshillit të RTVM-së dhe Këshillit të Agjencisë. Apeloj para së gjithash për guximin e tyre personal për të dhënë dorëheqje. Të lejojnë të ndodhin reformat e mediave në Maqedoni. Të lejojnë politikanët dhe të gjitha partitë politike që t’i largojnë duart nga mediat. Të lejojnë procedurë të hapur dhe transparente në të cilën publikisht me emër dhe mbiemër do të zgjidhen anëtarët e këtyre dy organeve. Ata kanë të drejtë rizgjedhjeje dhe mund të aplikojnë përsëri nëse i plotësojnë kushtet. Përfundimisht duhet të vazhdojmë me reformat në sferën mediatike dhe me të gjitha reformat e tjera të mbetura, të cilat për arsye procedurale, por në prapaskenë, për shkak të interesave të partisë dhe kërkesën për amnisti që është frenuar vazhdimisht", përfundoi Mançevski.

Për ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA), në korrik të vitit të kaluar u hap një proces i gjerë konsultativ. Pothuajse për një vit, kemi mbajtur një numër të madh debatesh, takimesh, mbledhjesh, konsultimesh të ENER-it ...

Kjo qasje u mirëprit nga të gjithë palët e interesuara të cilat u përfshinë në këtë proces.

Ndryshimet në Ligjin për ASHMAA-në, sigurojnë kushte për profesionalizimin e organeve të mediave. Ato mundësojnë operimin e lirë dhe të pavarur të mediave në vend. Më e rëndësishme nga të gjitha është se ata u japin shanse politikanëve që t’i heqin duart nga mediat.

Hapi më i rëndësishëm cili bëhet me këto ndryshime është ai i profesionalizimit përfundimtar të Këshillit të ASHMAA-së dhe RTVM-së. Ligj këtë e siguron përmes një procesi transparent të përzgjedhjes, vendosjes së kritereve të qarta për kandidatët dhe përfshirjen e të gjithë të interesuarve në proces, me qëllim që të parandalohet ndikimi politik dhe jokualitativ, kuadrot partiak të jenë pjesë e këshillave.

VMRO-DPMNE-ja, më tepër se pesë muaj, duke paraqitur 64 amendamente nga gjithsej 81, e pengon procesin e miratimit të Ligjit në Kuvend.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë