Shpërndaje:

Mançevski: Me të dhënat e hapura deri te bizneset e reja për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët

Shkup, 26 korrik 2018

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, sot mbajti konferencë për shtyp. Në konferencën për shtyp, Ministri Mançevski prezantoi Strategjinë dhe Planin aksional për të dhënat e hapura.

"E kemi të njohur se të dhënat e hapura mund të jenë një nxitje e fortë për zhvillimin social dhe ekonomik. Ato mund të përdoren edhe për të përmirësuar qeverisjen duke rritur transparencën, hapjen, integritetin dhe pjesëmarrjen publike në pushtetin qendror dhe lokal.

Kjo do të sjellë deri në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe efikasitetin e sektorit publik. Do të rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve. Në veçanti, duhet theksuar se ajo do të ndikojë drejtpërdrejtë pozitivisht në përpjekjet për të luftuar korrupsionin. Gjithashtu, me pak inovacion, jep mundësi për të hapur biznese të reja. Angazhimi ynë kryesor është t’i sjellim shërbimet tek qytetarët. Është shumë më e lehtë sesa t'i sjellim qytetarët deri tek shërbimet. Hapja e të dhënave është një nga mekanizmat për ta arritur këtë, "vuri në dukje ministri Mançevski.

Ministri Mançevski iu referua shembujve specifik që ilustrojnë mundësitë e ofruara nga të dhënat e hapura.

"Duke publikuar të dhënat nga sensorë të vendosur në kryqëzime, fitohet një imazh se si trafiku i makinave ndikon në ndotjen e ajrit. Kjo mund të rezultojë në një aplikacion që do t'ju tregojë se ku është bllokimi më i madh i trafikut dhe do të ofrojë rrugë alternative për ta shmangur atë. Kjo do të kontribuojë në zvogëlimin e ndotjes së automjetit nga gazrat e shkarkimit. Ajo që në Britani funksionon shumë mirë janë aplikacionet për cilësinë e shërbimeve të ofruara nga disa institucione, të tilla si spitalet dhe shkollat. Britanikët rreth vendimit se në cilën shkollë ​​do ta regjistrojnë fëmijën e tyre e sjellin sipas të dhënave të hapuara për shkollat, të cilat japin një pasqyrë të qartë të shërbimeve të ofruara nga shkollat. Me përpunimin e aplikacioneve e cila duke kombinuar të dhënat klimatike, kushtet e motit dhe kushtet më të favorshme për kulturat bujqësore. Analiza e këtyre të dhënave do të tregojë në një rajon të caktuar se cila kulturë kohore ka kushtet më të mira  për të patur sukses dhe të japë kontributin më të madh. Fakti që si shembull pozitiv nga ne do të jetë pjesë e portalit është edhe softueri për shpenzimet e zyrtarëve ", tha ministri Mançevski.

Ministri Mançevski njoftoi se MSHIA-ja po punon aktualisht në një portal për të dhënat e hapura dhe prezantoi një pjesë nga funksionalitetet e portalit.

"Në periudhën e ardhshme, do të vijojnë një sërë masash për përditësimin e të dhënave ekzistuese në institucione dhe publikimin e portalit për të dhënat e hapura. Qytetarët dhe të gjitha palët e interesuara parashihen të përfshihen në përcaktimin e të dhënave më të dobishme që mund të jenë në dispozicion. Në afat më të gjatë, parashikojmë që leximi i të dhënave të jetë pjesë e procesit arsimor dhe mbështetja e startapeve të cilat bizneset e tyre i bazojnë në të dhënat e hapura.

Nëpërmjet këtij sistemi qytetarët do të vendosin rreth asaj se cilat të dhëna u nevojiten, Qeveria dhe institucionet nëpërmjet portalit për të dhënat e hapura i publikojnë dhe i përdorin bizneset si dhe krijojnë vlera të reja, do të mundësojmë përmirësimin e cilësisë së jetesës, rritjen ekonomike, transparencën dhe llogaridhënien në punën e institucioneve", përmbylli fjalimin e tij ministri Mançevski.

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë