Shpërndaje:

Delegacioni qeveritar nderoi monumentin e viktimave nga tërmeti i Shkupit, në vitin 1963

Shkup, 26 korrik 2018

Delegacioni qeveritar i përbërë nga Dragan Tevdovski – Ministër i Financave, Damjan Mançevski – minister i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Zorica Apostolska - ministre përgjegjëse për investimet e huaja, mëngjesin e sotëm nderoi dhe vendosën kurora lulesh para monumentit të viktimave të tërmetit në Shkup, në vitin 1963.

Shënimi i 26 korrikut, kur ka ndodhur tërmeti katastrofal në Shkup, për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë është kujtesë e viktimave të shumta si dhe një kujtesë e përjetshme për ngushëllimet, mbështetjen dhe solidaritetin të cilin e tregoi bota për familjet e viktimave dhe për qytetin e Shkupit. Ky është detyrimi ynë, për t’u rikthyer me dhembshuri dhe ndihmë për ata të cilët kanë nevojë, të ndërtojmë një shoqëri bazuar në themelet e solidaritetit dhe të vazhdojmë ta zhvillojmë kryeqytetin me entuziazëm dhe vizionin progresiv me të cilin ishte rindërtuar.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë