Shpërndaje:

Thirrje për të kontribuar Shoqëritë Qytetare në Raportin gjashtëmujor të Strategjisë për Reforma në Administratën Publike

Shkup, 10 gusht 2018

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, aktualisht po punon rreth raportit të parë gjashtëmujor për zbatimin e Strategjisë për Reforma në Administratën Publike, të miratuar nga Qeveria në shkurt të këtij viti.

Në përputhje me Strategjinë, Ministria për Shoqëri Informatike është kompetente për përgatitjen e raporteve gjysmëvjetore dhe vjetore për nivelin e zbatimit të masave dhe aktiviteteve si dhe arritjen e rezultateve të planifikuara, të përcaktuara me Strategjinë dhe Planin Aksional. Raportet do të përgatiten në bazë të informacioneve dhe të dhënave nga monitorimi i zbatimit të masave dhe aktiviteteve të paraqitura nga organet udhëheqëse kompetente / institucionet të përcaktuara në Planin Aksional.

Raporti do t’i mbulojë dy tremujorët e parë të vitit 2018-të (janar - qershor) dhe do të raportojë rreth aktiviteteve me afatin e fundit për zbatim deri në fund të tremujorit të dytë si dhe për aktivitetet të cilat kanë filluar në tremujorin e parë dhe të dytë, por janë me afat për zbatim në tremujorin e tretë ose të katërt.

Në rastin e dytë do të informohet rreth aktiviteteve të cilat rrjedhin në përputhje me dinamikën e paraparë dhe nëse mund të pritet se do të realizohen në kohë.

Për të siguruar raport cilësor, gjithëpërfshirës dhe transparent, procesi i përgatitjes, akoma në fazën përgatitore të Strategjisë për Reforma në Administratën Publike (SRAP), së bashku me organizatat qytetare u vendos që ato të përfshihen në mënyrë aktive në të gjitha fazat e realizimit të (SRAP).

Për këtë qëllim, MSHIA bën thirrje deri te organizatat e shoqërisë civile të cilat kryejnë aktivitete në lidhje me monitorimin e aktiviteteve të parashikuara në Planin Aksional të Strategjisë për dorëzimin e kontributit për raportin e parë gjashtëmujor, lidhur me perceptimet, informacionet dhe të dhënat p[r nivelin e zbatimit të aktiviteteve nga Plani Aksional.

Kontributi në formë elektronike dhe në formë të shkruar në letër duhet t'i dorëzohet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, jo më vonë se deri më 17 gusht 2018-të në adresën në vijim: amina.shkrielj@mioa.gov.mk

Thirrja për të dorëzuar kontribut te raporti i parë gjashtëmujor për zbatimin e Strategjisë për Reforma në Administratën Publike 2018-2022 me Planin Aksional 

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë