Shpërndaje:

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin si dhe Planin aksional për Partneritet të hapur qeveritar 2018-2020

Shkup, 12 shtator 2018

Qeveria në seancën e 88-të e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin si dhe Planin aksional për Partneritet të hapur qeveritar 2018-2020. Qeveria e angazhoi Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë të formojë grup punues me të gjitha palët e interesuara për implementimin e Planit nacional aksional për Partneritet të hapur qeveritar 2018-2020 më së voni deri më 30 shtator 2018. 

Përndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë deri më tani ka miratuar tre Plane askionale në vitin 2012-të, 2014-të dhe në vitin 2016-të për periudhat dyvjeçare përkatëse. Plani I katërt nacional aksional për Partneritet të hapur qeveritar 2018-2020 ërfshinë një spektër të gjërër të aktiviteteve të cilat Qeveria i ka ndërmarrë në dy vitet e fundit me qëllim të forcimit, themllimit dhe zgjerimit të përpjekjeve për avancim të transparencës së pushtetit, përmirësimin e efikasitetit të mekanizmëve insitucionale për qasje në inforamcione, qasje në drejtësi, transparencë fiskale, udhëheqje me të dhënat dhe ruajtje të regjistrëve në insitucionet shtetërore dhe publike, si dhe rritje të standardeve për integritet dhe qasje më të madhe në teknologji për të gjithë qytetarët të Republikës së Maqedonisë.


Мinistria Shoqëri Informatike dhe Administratë