Shpërndaje:

Mançevski: Vendosim standarde dhe kritere të qarta për përzgjidhje dhe shkarkime të udhëheqësve në institucionet e Maqedonisë

Shkup, 12 shtator 2018

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë bëri një hap përpara në drejtim të profesionalizmit dhe departizimit të administratës publike. Kjo është një nga kërkesat kyçe të qytetarëve por edhe të partnerëve tanë nga BE-ja. Qeveria në seancën e djeshme e pranoi informacionin për miratimin e Ligjit për shërbim të lartë udhëheqës. Qëllimi i reformës është vendosja e standardeve dhe kritereve të qarta si dhe transparencë të plotë gjatë përzgjedhjes dhe shkarkimit të udhëheqësve në insituticionet e Republikës së Maqedonisë.

“Maqedonia është vendi i parë nga rajoni, e cila me nisjen e kësaj reforme është e obliguar nëpërmjet ligjit të ri të përcaktojë kritere të qarta për përzgjedhjen e kuadrove udhëheqëse profesionale. Kjo ndoshta është një nga hapat më kryesore në procesin e profesionalizimit të administratës e cila është një nga qëllimet kryesore të procesit të reformave në administratën publike. Kjo do të arrihet nëpërmjet zbatimit të fortë të parimeve të meritokracisë, me mundësi të barabarta dhe përfaqësim të drejtë. Me këtë koncept do të arrihet profesionalizimi i pozitave të larta udhëheqëse”, theksoi ministri Mançevski.

Me Ligjin e ri për shërbim të lartë udhëheqës do të vendoset procedurë e unifikuar për emërim të pozitës udhëheqëse, profesionalizimi i pozitave udhëheqëse e ndarë nga qeverisja politke me përgjegjësi politike.

Siç theksoi Ministri Mançevski shërbimi i lartë udhëheqës do të punësohen përmes sistemit të meritokracisë dhe procedurave në shpallje publike të hapur për të gjithë qytetarët me arsim të lartë. Udhëheqësit do të përzgjedhen nëpërmjet procdurave të individualizuara.

Nëpërmjet kësaj reforme gjithashtu duam të vendosim dhe praktikë të rishikimit të vazhdueshëm të udhëheqësve të insititucioneve. Kjo do të thotë se ata do të jenë subjekt i vlerësimit një vit pas emërimit dhe në çdo dy vitet e ardhshme. Me vendosjen e sistemit të vlerësimit do të rritet efikasiteti, cilësia, efektiviteti dhe me këtë edhe përgjegjësia e këtyre shërbimeve ndryshe nga gjendja aktuale ku të gjithë këta indikatorë mungojnë”, përfundoi ministri Mançevski.

Министерство за информатичко општество и администрација