Shpërndaje:

Ministri Mançevski e hapi konferencën me temë: “Më të fortë me Cisko”

Shkup, 02 tetor 2018 

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski e hapi konferencën “Më të fortë me Cisko” nën organizim të Cisko-Maqedoni.

Ministri Mançevski iu referua projekteve në të cilat Ministria për shoqëri informatike dhe administratë është duke punuar aktualisht me qëllim të digjitalizimit të Maqedonisë me fokus të veçant në sigurimin e sigurisë kibernetike.

“Secili subjekt i cili është on-line në internet ballafaqohet me dy probleme. Nga njëra anë shpejtësia e kërcënimeve kibernetike dhe zgjerimi i tyre, si dhe zhvillimi i taktikave të tyre dhe mungesa e individëve të kualifikuar të cilët u nevojiten për t'i parashikuar dobësitë dhe ta ruajnë sigurinë nga tjetra. Ky ndryshim i shpejtë i teknologjisë i vendos profesionalistët e TI-së, pa aftësi të përparuara të nevojshme për t’i mbrojtur kompanitë e tyre. Paramendoni çka mund të bëjnë këto dobësi për t’i dëmtuar jo vetëm bizneset por edhe komunat, instalimet luftarake, agjencionet qeveritare dhe subjektet e tjera. Nuk mundem që në këtë ngjarje, e cila po mbahet në muajin evropian të Sigurisë kibernetike, të mos e përmend Strategjinë për siguri kibernetike të cilën do ta miratojë Qeveria si dhe Planin aksional të cilin po e mbarojmë këtë javë. I njejti do të prezantohet në debatin publik në periudhën e ardhshme dhe shpejt do të miratohet”, informoi ministri Mançevski.

“Qellimi ynë është t’u sigurojmë qytetarëve shërbime efikase, të shpejta dhe të lira”, theksoi ministri Mançevski.

“Sot është më lehtë t’i sjellim shërbimet tek qytetarët, dhe jo qytetarët tek shërbimet. Këtë mund ta bëjmë me ndihmën e teknologjisë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe është e lidhur me aktivitetet e tjera në të cilat jemi duke punuar aktualisht. Këtu e kam fjalën për Portalin nacional për e-shërbime dhe projektin për identitet elektronik për qytetarët.

Regjistri i popullsisë është baza edhe i portalit për e-shërbime, ku qytetarët do të mund të marrin pjesën më të madhe të shërbimeve të cilat u nevojiten në përditshëri në mënyrë elektronike. Kjo paraqet platformën për krijimin e identitetit elektronik të qytetarëve dhe vazhdimisht do të përditësohet me të dhëna nga insititucionet e tjera. Regjistri i popullsisë ka për qëllim t’i sjell shërbimet tek qytetarët me çka do të kontribuojë edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët”, potencoi ministri Mançevski.

 

Мinistri për shoqëri informatike dhe administratë