Shpërndaje:

Takimi i Grupit special për reforma në administratën publike në mes Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë

Shkup, 03 tetor 2018

Takimi i tetë i Grupit special për reforma në administratën publike (GS-RAP) në mes Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë u mbajt gjatë këtyre dy ditëve të fundit në Shkup si pjesë e trupave punues të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim. Në takim udhëhoqën bashkë, Jahi Jahija sekretari shtetëror i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe David Cullen udhëheqës i njësisë së Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim pranë Komisionit Evropian.  

Takimin e hapi ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski kurse morën pjesë dhe Kalinka Gaber, sekretare nga Sekretariati për çështje evropiane si dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian, përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësues nga institucionet relevante të Maqedonisë.

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski konfirmoi se reforma në administratën publike mbetet prioriteti kyç i Qeverisë dhe se në kohet e fundit MSHIA-ja së bashku me institucionet bartëse të aktiviteteve kanë punuar me përkushtim në implementimin e Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022 me Planin Aksional.

Ministri Mançevski u përqëndrua edhe në aktivitetet kyçe reformuese të cilat do të ndërmerren në periudhën e ardhshme duke iu referuar përgatitjes së konceptit për krijimin e shërbimit të lartë udhëheqës, zbatimin e analizës funksionale horizontale në organet e administratës shtetërore, agjencioneve dhe shërbimeve inspektuese nga pushteti qendror si dhe aktiviteteve për avancimin e zbatimit të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative.

Komisioni Evropian theksoi se reforma në administratën publike mbetet një nga sferat kyçe në lidhje me euro-integrimin e Maqedonisë. Të dy palët janë të obliguar të vazhdojnë të punojnë së bashku për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me reformat në këtë sferë. Si vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit përfundimet nga GS-RAP do të jenë të publikuara në web faqen e MSHIA-së gjatë këtyre ditëve.

GS-RAP ishte i formuar në takimin e shtatë të Komitetit për stabilizim dhe asocim i cili u mbajt me 03 dhe 04 qershor të vitit 2010 në Shkup.


Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë