Shpërndaje:

Ministri Mançevski e hapi konferencën rajonale për sigurinë kibernetike

Shkup, 9 tetor 2018

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mancçevski, sot mbajti fjalimin e hapjes së konferencës rajonale me temë: ,,Siguria Kibernetike: Bashkëpunimi dhe Shkëmbimi i Informacionit”, organizuar nga Agjencioni për komunikime elektronike (AKE) dhe Zyra e OSBE-së në Maqedoni.

Ministri Mançevski në fjalimin e tij u përqëndrua në rezultatet e arritura për vitin e kaluar në kontekst të sigurisë kibernetike në Maqedoni.

,,Në muajin Evropian të sigurisë kibernetike, kur të shikoj pas, me të vërtetë jam i kënaqur nga ajo që kemi arritur vitin e kaluar. Veçanërisht që suksesi i arritur në këtë fushë u vlerësua edhe nga Komisioni Evropian.

Siç është njoftuar tani më, një ekip ekspertësh nga MSHIA-ja, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e punëve të brendshme, e përpiluan Strategjinë nacionale për sigurinë kibernetike 2018-2021. Pas përfundimit të këtij procesi, grupi punues iu përkushtua në mënyrë aktive përgatitjes së Planit aksional. Versioni i parë i  Planit aksional është i publikuar në web-faqen e MSHIA-së“, informoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ai, në takimin e punës në Podgoricë, i cili u mbajt dje, përsëri u diskutua për mundësinë dhe gatishmërinë e Maqedonisë për ta mbajtur Akademinë e parë rajonale për sigurinë kibernetike. Maqedonia ka mbështetje për këtë ide, si nga vendet e rajonit ashtu dhe nga Komisionerja për ekonominë dhe shoqërinë digjitalе, Maria Gabriel.

,,Siguria kibernetike nuk është vetëm temë e TI-së. Prej aty, për të garantuar siguri është i nevojshëm bashkëpunimi. Në periudhën e ardhshme do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë përforcimit të bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe privat duke ngritur një nivel të ri partneriteti. Bashkëpunimi me sektorin privat do të mundësojë mjedis të sigurtë për shkëmbimin e informacioneve, hulumtim dhe zhvillim. Sigurimi i një infrastrukture të sigurtë të shkëmbimit të informacionit do të stimulojë sipërmarrjen, duke mbështetur kështu konkurrencën e të gjitha kompanive vendase dhe mbrojtjen e investimeve të tyre", përfundoi ministri Mançevski.

Në hapjen e konferencës, fjalim mbajtën edhe zëvëndës-ambasadori i Zyrës së OSBE-së, në Maqedoni, Xhef Goldstein dhe Drejtori i AKE-së, Sasho Dimitrioski.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë