Shpërndaje:

Java evropiane e kodimit

16 tetor 2018

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se në kuadër të "Javës Evropiane të kodimit", e cila këtë vit do të mbahet nga 6 deri më 21 tetor, nga Maqedonia janë paraqitur më shumë se 130 shkolla. Projektin në Maqedoni e udhëheq fondacioni "Metamorfozis", ndërsa këtë vit fitoi mbështetje nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës si dhe nga Ministria e Arsimit.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, do të marrë pjesë në ngjarjen e  organizuar në partneritet me Shoqatën për Avancimin e Arsimit "KONEDU GLOBAL" dhe gjimnazin "Josip Broz Tito". Ngjarja do të mbahet më 16 tetor 2018 (e martë), duke filluar në orën 18:30, në Shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit Gjimnazi "Josip Broz Tito" në Shkup.

Projekti  "Java evropiane e kodimit" mbështetet nga Komisioni Evropian dhe eurokomisarja për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale Maria Gabriel. Këtë vit në Evropë janë regjistruar më shumë se 25,000 mijë shkolla.

Më tepër informacione për "Javën evropiane të kodimit" mund të gjeni në link-un në vijim: https://codeweek.eu/

Në ngjarjen, krahas ministrit Mançevski do të mbajnë fjalim edhe drejtoresha e Shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit Gjimnazi ,,Josip Broz Tito" Silvana Kërzhovska si dhe përfaqësuesi i Fondacionit ,,Metamorfozis”.

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë