Shpërndaje:

MSHIA dhe Huawei i dërgojnë pesë studentët më të mirë të TIK-ut në vizitë studimore në Kinë

Shkup, 17 tetor 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski, drejtori kryesor ekzekutiv i Huaweit në Maqedoni Marin Tinçev dhe ambasadorja e Republikës Kombëtare të Kinës në Maqedoni Jin Lisjen morën pjesë në ndarjen solemne të vauçerëve të pesë studentëve më të mirë në sferën e teknologjisë informatike dhe telekomunikimit.

Në kuadër të programit “Huawei Seeds for the Future” e cila ekziston nga viti 2008-të, kurse në Maqedoni po mbahet për herë të tretë, studentët do të qëndrojnë në Kinë në vizitë studimore dyjavore ku do të kenë mundësi t’i përmirësojnë njohuritë e tyre.

Duke u deshiruar qëndrim të suksesshëm në Kinë, ministri Mançevski theksoi se kjo do të jetë ekperiencë pozitive për studentët sepse ata do të kenë mundësinë të shohin në praktikë gjithçka që kanë mësuar gjatë kohës së studimeve. Të gjitha profesionet e TIK-ut në Maqedoni prodhojnë kuadro cilësore, të cilët mëtej kanë mundësi të punësohen në çdo vend të botës. Megjithatë ministri Mançevski i porositi studentët që pas përfundimit të mundohen të kenë sukses këtu, në Republikën e Maqedonisë.

“Ju ofrohet mundësia dhe ju duhet të përpiqeni të filloni ide, inovacion ose biznes tuajin në bazë të asaj që ju e keni si ide inovative. Nëpërmjet inovacionit rinor, në seri masash, nëpërmjet Fondit për inovacion dhe zhvillim teknlogjik Agjencionit për punësim, Ministrisë për punë dhe politikë sociale ju ofrohen mundësi si të filloni një biznes”, theksoi ministri Mançevski.

Sipas tij Huawei është një nga liderët teknologjik dhe një nga partnerët e Maqedonisë sepse këtu ka mjaft investime të përbashkëta posaçërisht në pjesën e arsimit.

Fjalim mbajti edhe ambasadorja e Republikës Kombëtare të Kinës në Maqedoni Jin Lisjen e cila shprehu se vizita e studentëve do të jetë e sukseshme dhe produktive në të njejtën kohë duke iu falenderuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për mbështejten e programit të “Huawei Seeds for the Future”.

Drejtori ekzekutiv kryesor i Huaweit në Maqedoni Marin Tinçev, e theksoi rëndësinë e qendrave të trajnimeve në të gjithë botën e Huaweit si dhe qendrat për transferimin e njohurive dhe rritjen e angazhimeve të njerëzve në shoqërinë digjitale.

Përndryshe, pesë studentët më të mirë do të kenë mundësi të jenë dëshmitarë të demonstrimit të arritjeve më të reja të TIK-ut, të marrin pjesë në punëtoritë ku do të takohen me drejtorë të lartë ekzekutiv dhe ekspertë të Huaweit. Gjithashtu do të ndjekin orë të gjuhës kineze, pikturim kinez dhe kaligrafi. Të gjitha shpenzimet do të jenë të mbuluara nga Huawei.

Мinistria për Shoqëri informatike dhe Administraë