Shpërndaje:

Konferenca për shtyp e ministrit të shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski

Shkup, 05 nëntor 2018 

Në vijim keni tekstin e plotë të fjalimit të ministrit Mançevski në konferencën e sotme për shtyp:

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë fillon me procesin e analizës funksionale horizontale.

Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë se më në fund në Maqedoni do të vendosim rend në kaosin i cili ekziston në sistem. Dhe për këtë miratuam Plan Aksional me masa konkrete dhe me kornizë kohore.

Këtij procesi i paraprin hartimi i institucioneve ekzistuese në këtë vend. Dhe kjo deri më tani nuk është bërë. Gjithashtu kemi bërë edhe analizë të kornizës ligjore me të cilën rregullohen institucionet e sektorit publik. Bëmë edhe grupimin sipas statusit dhe llojit, përgjegjësive si dhe informacioneve tjera relevante. Kemi vizatuar plotësisht sistemin.

Analiza e rregullores tregoi se vetëm 62 organe janë të rregulluara sipas Ligjit për organizim dhe punë në organet e administratës shtetërore, ndërsa 66 me ligje të posaçme. Kjo do të thotë se me shumë se gjysma e organeve shtetërore janë të formuara pa iu caktuar qartë statusi, përgjegjësitë nuk njihen kurse ekziston edhe mbivendosje të përgjegjësive. Rregullorja me të cilën formohen agjencionet dhe shërbimet inspektuese të pushtetit qendror ështe e fragmentuar, e komplikuar, e paqartë dhe lëndë e ndryshimeve dhe plotësimeve të shpeshta.

Vetëm si shembull, tani më kemi zbatuar analizën funskionale horizontale në shërbime inspektuese. Qëllimi ishte të vlerësohet vendosja e shërbimeve inspektuese në sistemin e rregullimit shtetëror, lidhshmëria në mes tyre, organizimi i brendshëm dhe sistematizimi vendeve të punës, proceset interne të punës, disponueshmëria dhe shfrytëzimi i paisjeve dhe mjeteve për punë dhe të tjera. Gjetjet tregojnë së në një pjesë të caktuar ekzistojnë mbivendosje të kompetencave, kurse në raste kur shërbimet inspektuese janë të organizuara në kuadër të ministrisë ose të ndonjë organi tjetër të administratës inspektorët shpesh kryejnë punë dhe detyra të tjera që nuk janë puna e tyre.

Rezultatet e analizës funskionale horizontale do të jenë riorganizimi dhe optimizimi. Përfitimet e pritura janë këto:

- do të vendosen korniza për organizimin institucional

- do të zgjidhet problemi i mbivendosjes së kompetencave të institucioneve

- do të zgjidhet dhe problemi i institucioneve me një person

- do të kemi kritere më të qarta se cilat institucione nga kush mund të themelohen, cili institucion para kujt përgjigjet. Të ndalet ping-pongu administrativ me qytetarët dhe kompanitë.

Tani mund të themi se kemi një pasqyrë të qartë për atë se si duhet të duket administrata që më mirë t’i shërbejë qytetarëve.

Qëllimi është që institucionet të grupohen sipas fushës së veprimit. Ministritë do të jeni krijues të politikave, agjencionet do të jenë përgjegjëse për zbatimin e politikave kurse funskioni i mbikqyrjes do të jetë në kompetencë të inspektoriateve që puna të thjeshtësohet. 

Kjo dot të thotë edhe revizion të Ligjit për organizim të organeve të administratës shtetërore. Cilat janë opsionet për institucionet?

- mund të mbajnë statusin dhe funksionin;

- mund të jenë të bashkuara me insitutucionet e tjera;

- mund të vijë deri te bashkimi i më shumë institucioneve në një;

- mund të vijë deri te heqja e institucionit dhe bartja e kompetencave të saj në institucionin tjetër;

- mund të formohet institucion i ri – në raste të veçanta ku funksioni kryhet në mënyrë të shpërndarë nga ana e më shumë institucioneve ose është një funksion krejtsisht i ri.

Qëllimi përfundimtar është të përmirësohet puna e institucioneve dhe me këtë edhe cilësia e shërbimeve të cilat institucionet i ofrojnë për qytetarët.

Në këtë reformë Qeveria hyn në partneritet me Bashkimin Evropian dhe SIGMA-në. Këto janë propozimet e tyre dhe së bashku punojmë në këtë temë çdo ditë. Kemi edhe ndihmë nga USAID-i dhe UNDP-ja. Është përgatitur edhe Plani aksional me kornizë kohore dhe hapa konkret. Ky është procesi që e fillojmë tani. Kjo do të zgjasë, do të jenë të nevojshme edhe seri të ndryshimeve ligjore. Për disa ndoshta do të jetë proces i dhimbshëm. Por kjo është diçka që duhet bërë. Koha është që të vendosim rend në kaosin, këtë e kërkojnë qytetarët nga ne.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë