Shpërndaje:

Ministrat Mançevski dhe Deskovska në konferencën vjetore të SPOGJ

Shkup, 6 nëntor 2018

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski si dhe ministrja e drejtësisë Renata Deskoska dhe zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, iu drejtuan konferencës vjetore të organizuar nga Sindikati i Punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve të RM-së, SPOGJ.

Ministri Mançevski iu referua përpjekjeve për përgatitjen e marrëveshjes kolektive të degës në të cilën janë duke punuar grupet punuese të Sindikatit të Punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve të RM-së (SPOGJ) si dhe të Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administrates (MSHIA), Ministrisë së punës dhe politikës sociale (MPPS), Ministrisë së financave (MF) dhe Ministrisë së drejtësisë (MD).

"Grupet punuese i përcaktuan ditët e pushimit të paguar për shkak të rrethanave personale dhe familjare, deri në shtatë ditë pune në vit dhe të drejtën për pushim të papaguar. Në institucionet ku ka organizatë sindikale, përfaqësuesit do t’i lejohet të jetë pjesë e analizës funksionale të vetë institucionit. U përcaktua kompensimi për kostot lidhur me punën. Është shqyrtuar e gjithë marrëveshja kolektive. Të gjitha dispozitat që tashmë janë pjesë e Ligjit për Zyrtarët Administrativ dhe Ligji për Marrëdhëniet e Punës kanë mbetur të njëjta si në ligjet ekzistuese. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se për herë të parë do të përcaktohet niveli dhe pikët për paga për stafin ndihmës teknik, kalimi nga një nivel në një tjetër, do të definohen të drejtat dhe obligimet gjatë grevës si dhe masat disiplinore", informoi ministri Mançevski.

Ai gjithashtu potencoi edhe rreth aktiviteteve të cilat MSHIA-ja po i merr aktualisht në drejtim të profesionalizimit dhe departizimit të administratës publike. Në rrjedhë është duke u hartuar Ligj i ri për Shërbimet e Larta Udhëheqëse, më të cilin bëhet dallim i qartë ndërmjet pozicioneve politike dhe profesionale, ndërsa po përdoren (futen) kritere të qarta për përzgjedhjen e shërbimit udhëheqës.

Ministrja Deskoska nxorri në pah se ka trashëguar çështje të pazgjidhura, por theksoi se Qeveria është e hapur për dialog social me sindikatat dhe me të gjithë ata të cilët janë për t’i përmirësuar të drejtat e punëtorëve.

"Paralelisht me dialogun e marrëveshjes kolektive po zhvillohen edhe procese legjislative. Lidhur me ndryshimin e Ligjit për Shërbimin Gjyqësor, diskutuam rreth zgjidhjeve të mundshme me përfaqësuesit e SPOGJ-së dhe Shoqatës së Administratës Gjyqësore", tha ministrja Deskoska.

Rreth qëndrimit në lidhje me të punësuarit në institucionet penitenciare, Deskoska informoi se Ligji për ekzekutimin e sanksioneve aktualisht është i publikuar në ENER, ndërsa procesit i paraprin dialogu me sindikatat.

Ministrja e drejtësisë potencoi se mundësitë për rritjen e pagave brenda gjyqësorit janë duke u shqyrtuar dhe në Qeveri pritet një vendim pozitiv lidhur me këto çështje.

"Buxheti për gjyqësorin për vitin e ardhshëm do të jetë më i madh se i këtij viti. Shpresoj se së bashku do ta mundësojmë realizimin e këtyre fondeve, "shtoi ministrja.

Kryetari i SPOGJSH-së, i përshëndeti aktivitetet e Qeverisë që janë në kuadër të kërkesave të tyre me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe të drejtave të të punësuarve në administratën publike. Siç nxorri në pah, Qeveria tregon gatishmëri për dialog të hapur social dhe rezultatet janë të dukshme gjatë këtij një viti e gjysëm të fundit. "Mbeten të hapura disa pyetje të cilat kanë të bëjnë me kërkesat tona si Sindikat, por është e rëndësishme që pas një kohe të gjatë kemi Qeveri e cila është e gatshme t’i dëgjojë kërkesat tona dhe së bashku të gjejmë zgjidhje për të gjitha problemet", përfundoi kryetari i SPOGJSH-së, Grujovski.

Министерство за информатичко општество и администрација