Shpërndaje:

Ministri Mançevski ishte pjesë e prezantimit të Raportit të parë nacional nga monitorimi i reformave të administratës publike

Shkup, 27 nëntor 2018

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, sot ishte pjesë e diskutimit dhe prezantimit të Raportit të parë nacional nga monitorimi i reformave të administratës publike, të zbatuara në kuadër të projektit WeBER.

Siç theksoi ministri Mançevski, ky lloj i projekteve dhe raporteve të cilat i zbulojnë përparësitë, por më e rëndësishmja, dobësitë në procesin e reformës së administratës publike janë të një rëndësie të veçantë për të dhënë një pasqyrë të qartë dhe objektive se si po zhvillohen proceset brenda institucioneve. Sektori qytetar (civil) është këtu përmes monitorimit për të kontribuar në përmirësimin e punës së institucioneve.

,,Ashtu si dhe vetë përgatitja e Strategjisë së planit aksional për reforma në administratën publike ishte proces gjithëpërfshirës, ashtu edhe implementimi i masave dhe aktiviteteve të parapara në strategjinë, po kryhet në mënyrë transparente dhe me raporte të rregullta për aktivitetet e përfunduara dhe ato aktuale. Puna e sektorit publik ndikon ndaj secilit qytetar të shtetit, ndërsa pritjet për shërbime më të shpejta dhe më cilësore po rriten vazhdimisht. Presioni për të qenë kreativ dhe inovativ në gjetjen e zgjidhjeve për problemet dhe pritjet e qytetarëve imponon nevojën për koordinimin e vazhdueshëm dhe vigjilencën e të gjitha ngjarjeve", theksoi ministri Mançevski.

Ministri Mançevski iu referua projekteve kyçe në të cilat po punon MSHIA-ja, bazuar në prioritetet të cilat dalin nga Partneriteti evropian, rekomandimet e raportit të progresit të Maqedonisë, raportet e SIGMA-së për kapacitetet administrative të institucioneve dhe procesin e konsultimit me të gjitha institucionet relevante.

,,Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës po bën hap të rëndësishëm në drejtim të profesionalizimit dhe departizimit të administratës publike. Ajo është një kërkesë kyçe e qytetarëve si dhe i partnerëve tanë të BE-së. Aktualisht po punojmë në Ligjin për udhëheqje të lartë të shërbimeve. Qëllimi është të vendosen standarde dhe kritere të qarta, si dhe transparencë të plotë në zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtuesve të institucioneve në Maqedoni. Përfundimisht, duhet të dimë se cilat pozicione janë emërime politike dhe cilat janë profesionale. Për të qenë të sinqertë, presioni dhe politizimi i administratës mund të vijnë nga kuadri menaxhues. Prandaj, ky ligj duhet ta zgjidhë këtë problem. Ndoshta, ky është një nga hapat më të rëndësishëm në procesin e profesionalizimit të administratës, i cili është një nga qëllimet kryesore të procesit të reformës së administratës publike. Kjo do të arrihet nëpërmjet aplikimit të përforcuar të parimeve meritore, mundësive të barabarta dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat", informoi ministri Mançevski.

Hulumtimi i prezantuar sot, tregoi se konsultimet me organizatat e shoqërisë qytetare në lidhje me Strategjinë e RAP 2018-2022 ishin gjithëpërfshirëse dhe transparente. Në kuadër të rajonit, Maqedonia i tregon disa nga rezultatet më të mira, me çka buxhetet lehtësisht janë të disponueshme dhe ekzistojnë raportet gjashtëmujore dhe kuartale. Buxheti qytetar si një nga shembujt më të mirë në rajon, ndërsa të gjitha buxhetet janë të disponueshme në format të hapur.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë