Shpërndaje:

Ministri Mançevski pjesë e Konferencës “Freedom Online”. Akademia rajonale për siguri kibernetike në Shkup do të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve të administratës

Berlin, 30 nëntor 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski u drejtua në Konferencën “Freedom Online” e cila po mbahet në Berlin, Republika e Gjermanisë.

Ministri Mnaçevski ishte pjesë e sesion panelit me temë “Siguria dhe të drejtat e njeriut”.

Në fjalimin e tij ministri Mançevski iu referua domosdoshmërisë së sigurimit të balansit në mes sigurisë kibernetike nga njëra anë dhe mbrotjen e të drejtave të njeriut nga ana tjetër.

“Me qëllim që t’i kuptojmë sfidat në lidhje me sigurinë dhe të drejtat e njeriut, së pari duhet ta kuptojmë kontekstin e epokës digjitale. Anonimiteti i mundësuar nga rrjeti komunikues u mundëson shfrytëzuesve t’i shprehin mendimet dhe besimet e tyre të liruar nga çfarëdo lloj ngarkese. Gjithsesi, jo secili individ në shoqërinë digjitale vepron pa qëllime të fshehta apo ndonjëherë edhe qëllime të këqija. Prandaj, shpesh i shohim shfrytëzuesit me qëllime të këqija të cilët shpërndajnë propagandë ilegale, përmbajtje ofenduese, diskriminim virtual dhe forma të tjera të keqpërdorimeve virtuale. Këto aktivitete mund të jenë njësoj apo më tepër të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve dhe shtetit tonë”, theksoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ai, kjo paraqet obligim të qeverive të veprojnë në mënyrë adekuate. Me qëllim që të sigurohet siguria e qytetarëve në hapësirën kibernetike po vendosen masa të reja për mbrojtje dhe siguri. Ndonjëherë këto mekanizma janë në konflikt me parimet e të drejtave të njeriut. Është e pashmangshme që të ekzistojë kompromis në mes sigurisë nacionale dhe të drejtës së privatësisë dhe mbrojtes së të dhënave personale.

Pytjes se ku do ta vendosim linjën? Dhe se kur siguria dhe mbrojtja duhen të jenë prioritare në lidhje me mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë? Ministri Mançevski e paraqiti qasjen e Qeverisë maqedonase për trajtimin e kësaj dileme.

“Gjatë një viti e zhvilluam Strategjinë nacionale për siguri kibernetike së bashku me planin aksional i cili javën e ardshme do të miratohet nga ana e Qeverisë. Megjithatë, rregullorja dhe strategjia nuk janë të mjaftueshme. Ndryshimi vjen nga brenda dhe administrata publike është bartëse e këtij vizioni. Prandaj vendosëm një qëllim ambicioz për formimin e qendrës rajonale për trajnim dhe hulumtim të sigurisë kibernetike në Shkup ku do të jenë të trajnuar të punësuarit e administratës publike. Në këtë mënyrë Qeveria do të ketë fuqi punëtore të fortë, të pajisur me aftësi digjitale dhe kapacitete”, theksoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ministri Mançevski vullneti politik është shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e këtij problemi.

Unë, si ministër i shoqërisë informatike dhe administratës si dhe ministrja për mbrojtje dhe ministri për punë të brendshme jemi të vetëdijshëm rreth çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike. Megjithatë, duhet ta ngremë rëndësinë e kësaj çështje në nivel të të gjithë vendit. Liderët politik duhet ta kuptojnë rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe të ndërmarrin masa përkatëse ndërsa qytetarët duhet të jenë të informuar për të drejtat e tyre, rreziqeve dhe masave të cilat janë në dispozicion. Transparenca e këtij procesi është me rëndësi shumë të veçantë”, përfundoi ministri Mançevski.

Përveç ministrit Mançevski në panel sesionin u drejtuan edhe profesori Dejvid Kej, raportues special i OKB-së për avancimin dhe mbrojtjen e së drejtës për lirinë e mendimit dhe shprehjes, Tatjana Tropina nga Instituti për të drejtën penale ndërkombëtare “Max-Planck”, Bedavjasa Mohanti bashkëpunëtor i Fondacionit për hulumtim dhe vëzhgim dhe Lils Bruner drejtoresha e Politikës publike Globale “AT& T”.  Sesionin e moderoi Heli Tirmaa-Klaar ambasadore e diplomacisë kibernetike të Estonisë dhe Rauno Merisaari ambasadori për të drejtat e njeriut dhe demokracisë të Finlandës.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë