Shpërndaje:

Ministri Mançevski iu drejtua sesionit të informimit me temë: Propozimet dhe ndryshimet në Ligjin për mbikëqyrje inspektuese

Shkup, 30 nëntor 2018

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës mori pjesë në sesionin e sotëm të informimit kushtuar propozimeve dhe ndryshimeve në Ligjin për mbikëqyrje inspektuese.

"Pas analizës së gjendjes faktike dhe mënyrës si reflektohet ligji ekzistues në punën e përditshme të shërbimeve të inspektimit, konstatuam se ai karakterizohet nga një numër i madh i dispozitave të cilat shpesh janë kontradiktore ndërmjet veti. Kjo veçanërisht ka të bëjë me problemet të cilat subjektet, qytetarët dhe bizneset i kanë gjatë kontrolleve të inspektimit, por edhe vendosja e shërbimeve të inspektimit në sistemin e organeve shtetërore, linja e tyre e përgjegjësisë dhe detyrimet që ata i kanë ndaj Këshillit të Inspektimit", tha ministri Mançevski.

Sipas ministrit, në ekzistimin e deritanishëm, këshilli i inspektimit nuk kontribuoi në arritjen e qëllimeve për të cilat u formua, ndërsa shërbimet e inspektimit janë të mbingarkuara me detyrime të natyrës administrative të këshillit.

"Mbikëqyrja inspektuese duhet të pushojë së qeni një mekanizëm për ta mbushur buxhetin. Mbikëqyrja inspektuese duhet së pari të ketë rol këshillëdhënës. Subjektet së pari të marrin paralajmërim dhe një afat kohor për t’i mënjanuar parregullsitë para se të shqiptohet dënimi. Vetëm në këtë mënyrë inspektimi nuk do të perceptohet si represion. Këto ndryshime në ligj, më në fund, e parashikojnë këtë. Përfitim të madh nga kjo do të ketë shoqëria afariste", tha ministri Mançevski.

Ministri potencoi se me ligjin e ri, vendoset paralajmërim për kompanitë para masave represive, siç është përmbushja e premtimit ndaj kompanive se ato nuk do të ndëshkohen menjëherë.

Sesionit të informimit iu drejtuan edhe Daniela Arsovska, kryetare e Lidhjes së odave ekonomike, si dhe Ljubomir Dimovski, drejtor projektues i projektit ,,Partneritet për rregullore më të mirë të biznesit”.

Risitë e ligjit duhet të ndihmojnë edhe në zvogëlimin e ekonomisë gri si një problem kryesor i cili rregullisht evidentohet në raportet të cilat përgatiten në kuadër të projektit të USAID-it ,,Partneritetit për Rregullore më të mirë të biznesit”.

 

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë