Shpërndaje:

Мinistri Mançevski e hapi ngjarjen ,,Dita e Nokia-s në Maqedoni“

Shkup, 6 dhjetor 2018

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, sot e hapi ngjarjen ,,Dita e Nokia-s në Maqedoni“, nën organizimin e Nokia-s dhe partnerit për Maqedoninë, ICS - Consulting Engineering.

Në fjalimin e tij, ministri Mançevski iu referua aktiviteteve rreth të cilave aktualisht punon Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës dhe Qeveria, me qëllim të digjitalizimit të Maqedonisë, përkatësisht digjitalizimit të shërbimeve, hapja e të dhënave me qëllim të transparencës, por edhe hapja e bizneseve të reja inovative si dhe garantimi I sigurisë në këto procese.

,,Para së gjithash, këtu e kam fjalën për Portalin nacional të e-shërbimeve dhe projektit për identitetin elektronik të qytetarëve. Jemi në fazën finale të instalimeve të softuerit për Regjistrin elektronik të popullsisë. Ai është baza e portalit të ri të e-shërbimeve. Rezultatet e gjithë asaj që kemi punuar në periudhën e kaluar do të vihen në dukje për qytetarët në fillim të vitit 2019-të, kur regjistri dhe portal do të vihen në përdorim“, theksoi ministri Mançevski.

Siç vuri në dukje ai, deri në fund të këtij viti do të lëshohet në përdorim edhe portali i të dhënave të hapura.

,,Të dhënat e hapura mund të jenë një nxitje për zhvillimin social dhe ekonomik. Ato mund të përdoren edhe për përmirësimin e udhëheqjes nëpërmjet rritjes së transparencës, hapjes, integritetit dhe pjesëmarrjes publike në pushtetin qëndror dhe lokal. Kjo do të shpie deri te përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe efikasitetit të sektorit publik (civil). Do të rritet pjesëmarrja e qytetarëve. Veçanërisht duhet të theksohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pozitive do të ndikojë në përpjekjet e luftës kundër korrupsionit. Me pak inovacion, të dhënat e hapura japin mundësi për hapjen e bizneseve të reja. Jam i sigurtë se kjo mundësi do të shfrytëzohet edhe nga Nokia”, tha Mançevski.

Gjatë fjalimit të tij, iu referua edhe Qeverisë që qytetarëve t’u garantohet siguria kibernetike gjatë shfrytëzimit të shërbimeve në mënyrë elektronike.

,,Secili subjekt i cili është në internet, përballet me dy probleme. Problemi i parë është shpejtësia e kanosjes së kibernetikës, zgjerimi i tyre dhe zhvillimi i taktikave të tyre, ndërsa i dyti është mungesa e individëve të kualifikuar, të nevojshëm për t’i parashikuar dobësitë dhe për të ruajtur sigurinë. Ky ndryshim i shpejtë i teknologjisë, i lë profesionistët e TI-së pa aftësi të avancuara të nevojshme për t’i mbrojtur kompanitë e tyre.

Për t'u marrë me këto probleme, MSHIA-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, për herë të parë miratoi Strategjinë e Sigurisë Kibernetike. Plani aksional për të njëjtin do të miratohet tashmë javën e ardhshme, "informoi ministri.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë