Shpërndaje:

Zëvendësministri Bajdevski në tryezën e rrumbullakët: Koordinimi dhe bashkëpunimi në reformat dhe zhvillimin e sektorit për veprimtari komunale në Republikën e Maqedonisë

Shkup, 18 dhjetor 2018

Zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës Aleksandar Bajdevski, u drejtua në tryezën e rrumbullakët e titulluar: ,,Koordinimi dhe bashkëpunimi në reformat dhe zhvillimin e sektorit për veprimtari komunale në Republikën e Maqedonisë”, nën organizim të Ndërmarrjes për ofrimin e shërbimeve publike - ADKOM.

Në ngjarje u diskutua rreth gjendjes aktuale dhe sfidave me të cilat përballen ndërmarrjet komunale publike në Republikën e Maqedonisë gjatë zbatimit praktik të ligjeve nën kompetencë të Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës – Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit shtetërorë.

Duke vënë në pah se përfshirja e sektorit publik të një vendi nuk mund të përcaktohet vetëm nga numri i të punësuarve, zëvendësministri Bajdevski potencoi se në vendet e zhvilluara qytetarët presin më shumë shërbime nga shteti, nga qasja në ujë të pijshëm dhe energji, mirëmbajtja e rrugëve, shëndeti, siguria, prandaj priten shërbime më të shpejta dhe cilësore, aq më shumë punonjës nevojiten në sektorin publik.

,,Rreth pyetjes se sa të punësuar duhet të kemi në sektorin publik, më shpesh varet edhe nga kapaciteti dhe zgjedhja e vetë shtetit, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se për fushën e administratës publike nuk ekziston rregullore e përbashkët evropiane me të cilat vendet duhet të harmonizohen", theksoi zëvendësministri Bidevski, duke shtuar se Republika e Maqedonisë përcaktimin për përfshirjen e sektorit publik e ka  theksuar përmes Ligjit për Punonjësit e Sektorit Publik, në zbatim prej vitit 2015.

Ai paralajmëroi se në përputhje me Strategjinë për reforma në administratën publike  (2018-2022) dhe Planin aksional, në fillimin e vitit që vjen në process më të gjerë konsultues do të punohet për ndryshime në Ligjin për të punësuarit në sektorin public dhe Ligjin për nëpunës shtetërorë në drejtim të zvogëlimit të rreziqeve nga politizimi në procedurat e përzgjedhjes gjatë seleksionimit, por edhe për avancimin e institucioneve të caktuara siç janë p.sh. vlerësimi (notimi) përgjegjësia disiplinore, etj.

Zëvendësministri Bajdevski apeloi për bashkëpunim, sugjerime konkrete dhe propozime të cilat do të jenë të mbështetura me dëshmi, përkatësisht shembuj praktik për vështirësitë gjatë zbatimit të ligjeve në raste konkrete, duke orientuar se për përmbylljen e këtyre temave do të na duhet dialog edhe me përfaqësuesit e Komisionit evropian, të cilët e monitorojnë dhe vlerësojnë procesin e reformave në administratën publike.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë