Shpërndaje:

Njoftim për dorëzimin e Planit vjetor për trajnimin e nëpunësve shtetëror për vitin 2019

Shkup, 28 nëntor 2018

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), rikujton detyrimin ligjor të nenit 58 paragrafi (1) të Ligjit për Nëpunësit Administrativ ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 27/2014, 199/2014, 48/2015, 154/2015, 5/2016, 142/2016 dhe 11/2018), për miratimin e planit vjetor për trajnimin e nëpunësve administrativ nga organet dhe institucionet nga neni 3 paragrafi (1) i të njëjtit ligj dhe me mendimin e marrë paraprakisht nga Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës.

Me këtë qëllim, MSHIA miratoi  Planin vjetor për trajnime gjenerike të nëpunësve administrativ për vitin 2019.

Njëkohësisht, e kemi të caktuar afatin ligjor për përgatitjen e planeve individuale për zhvillim profesional dhe të përcaktuara në "Rregulloren për mënyrën e kryerjes së intervistës gjysmë-vjetore, forma dhe përmbajtja e raportit gjysmë-vjetor, kriteret më të afërta për vlerësimin e nëpunësit administrativ, kriteret për vlerësimin më të afërt të nëpunësit administrativ në institucionet me më pak se 20 nëpunës administrativ, forma dhe përmbajtja e formularëve të vlerësimit, forma dhe përmbajtja e raportit me renditjen e vlerësimeve vjetore, si dhe përmbajtjen e raporteve dhe vlerësimeve dhe mënyra e vlerësimit të nëpunësve administrativ në rrethana të tjera"("Gazeta zyrtare" nr. 63/2018).

Në bazë të nenit 2 paragrafi (1): "Nga ana e drejtpërdrejtë e eprorit nëpunës shtetëror, përkatësisht udhëheqësi nëpunës shtetëror, përkatësisht sekretari ose personi udhëheqës i institucionit në të cilin nuk emërohet sekretar, në rastet kur nëpunësi administrativ nuk ka epror nëpunës shtetëror (në tekstin në vijim: eprori) në periudhën prej 1 deri më 15 dhjetor, përcaktohen qëllimet dhe detyrat e punës për vitin e ardhshëm, si dhe planet individuale për aftësim profesional për të gjithë nëpunësit administrativ me të cilët udhëheq."

Duke pasur parasysh atë që u lartpërmend dhe për të marrë një mendim në kohën e duhur nga MSHIA, në afatet e përcaktuara me ligj; organet, institucionet dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, është e nevojshme që të paraqesin për mendim planin vjetor për trajnimin e nëpunësve administrativ për institucionin e tyre, deri më 26-të  dhjetor 2018-të.

Gjatë përgatitjes së draft-dokumentit, ju lutemi t’i ndiqni udhëzimet e “Rregullores për përmbajtjen dhe formën e planit vjetor për trajnimin e nëpunësve administrativ dhe raportin për realizimin e saj” (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 142/2014) dhe draft-dokumenti në mënyrë plotësusese të dërgohet në formë elektronike, në web-adresën në vijim: obuki@mioa.gov.mk .

Shablloni për Planin vjetor për trajnimin e nëpunësve administrativ

 

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form