Shpërndaje:

THIRRJE PËR DEBATIN PUBLIK TË PLANIT NACIONAL OPERATIV BROADBAND

Shkup, 11 janar 2019

Të nderuar,

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës organizon debat publik për Planin nacional operativ, më 17-të janar 2019 (e enjte), me fillim në ora 10:00 në Klubin e deputetëve.

Në debatin publik do të drejtohet ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski.

Qëllimi është që nëpërmjet dialogut të hapur të finalizohet teksti i planit operativ broadband. Prej këtu, në debatin publik janë të ftuar të gjithë palët e interesuara që të përfshihen në diskutim me propozimet e tyre, komentet dhe me kritikat të mund të kontribuojnë për përmirësimin e propozim-tekstit.

Paraprakisht MSHIA, e publikoi versionin e punës së Planit nacional operativ broadband, i disponueshëm në linkun në vijim:  http://mioa.gov.mk/?q=mk/node/1550

Me qëllim të përgatitjes së këtij dokumenti MSHIA-ja, në fillim të janarit të vitit të kaluar formoi katër grupe punuese, në të cilat morën pjesë përfaqësues nga organet shtetërore dhe trupa rregullatorë, universitete, komuna, dhomat e tregtisë, ndërmarrje publike dhe kompani private.

Ju lutemi, praninë tuaj ta konfirmoni deri më 16-të janar, në ora 15.00 në adresën elektronike: odnosisojavnost@mioa.gov.mk

 

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë