Shpërndaje:

Ministri Mançevski dhe Popovski e nënshkruan Deklaratën kundër gjuhës së urreјtjes në media: Kundër gjuhës së urrejtjes duhet të bashkohen sektori shtetëror, mediat dhe organizatat qytetare

Shkup, 30 janar 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, ministri pa resor i obliguar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski dhe drejtori i Byrosë për siguri publike në Ministrinë e punëve të brendshme, Sasho Tasevski, sot në BE info-qendrën në Shkup e nënshkruan deklaratën kundër gjuhës së urrejtjes në media.

Deklarata doli nga Iniciativa e Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup për të krijuar rrjet për luftën kundër gjuhës së urrejtjes në media dhe e nënshkruan të gjithë anëtarët të cilët iu bashkuan Rrjetit.

Qëllimi kryesor i Rrjetit është parandalimi i përhapjes së gjuhës së urrejtjes në sferën publike, përforcimin e kryerjes profesionale dhe etike të veprimtarisë gazetareske dhe ngritjen e e vetëdijes së punonjësve të medias dhe popullatës më gjerë për pasojat negative të gjuhës së urrejtjes dhe gjetja e mënyrave për t'i parandaluar ato.

Në ngjarje fjalime mbajtën dretoresha ekzekutive e KEMM, Marina Tuneva, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Klemens Koia, Katerina Sinadinovska, Kryetarja e Këshillit Drejtues të KEMM dhe Mirçe Adamçevski, Kryetar i Komisionit të Ankesave të KEMM.

Me formimin e Rrjetit të ri, do të arrihen qëllimet për ta parandaluar dhe mbrojtur publikun nga shkelja e të drejtave të njeriut përmes gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rrejshme, ndërsa në drejtim të transparencës dhe përmirësimin e situatës në sferën mediatike.

Në ngjarje u theksua se sipas raportit të fundit nga zyra e përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Dezir, në Maqedoni situata me lirinë e medias si dhe siguria e gazetarëve është përmirësuar ndjeshëm dhe se vlerësohen vendimet e Qeverisë aktuale për të përmirësuar kornizat ligjore dhe vazhdimin e reformave në sferën mediatike.

U vu në dukje bindja se sot Rjeti i publikuar dhe Deklarata e nënshkruar do të kontribuojnë për qasje sistematike kundër gjuhës së urrejtjes dhe do të punohet vazhdimisht në identifikimin e problemeve që paraqiten, në mënyrë që të eliminohen ndikimet negative.

Sa i takon të dhënave statistikore për ngjarjet e regjistruara të gjuhës së urrejtjes dhe llojeve të tjera të diskriminimit, u theksua se në periudhën e fundit, pas ndryshimit të qeverisë, ato u zvogëluan.

Kjo iniciativë është e rëndësishme sa i takon bashkimit të më tepër lidhjeve sociale, siç janë institucionet shtetërore, mediat dhe organizatat joqeveritare të cilat duhet bashkërisht ta parandalojnë  përhapjen e gjuhës së urrejtjes në sferën publike, por edhe të reagojnë kur është i nevojshëm sanksionimi i fenomeneve negative. Nënshkrimi i Deklaratës synon të tregojë se ekzistojnë forca të përbashkëta të cilat synojnë të ndalojnë  gjuhën e urrejtjes dhe çdo diskriminim tjetër.

Rrjetin e përbëjnë përfaqësues të shoqata mediatike dhe gazetareske, organe shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, autoritete shtetërore dhe rregullatore dhe organizata qytetare, por sipas KEMM, procesi i anëtarësimit i të gjitha subjekteve të interesuara është i hapur.

Me nënshkrimin e Deklaratës nga ana e përfaqësuesve të ministrive dhe institucioneve shtetërore, Qeveria e RM-së, konfirmon angazhimin e saj për lirinë e shprehjes, mbështetjen e standardeve profesionale etike dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes.

Мinistria e shoqërisë informatike dhe administratës