Shpërndaje:

Interneti i sigurtë është obligim i përbashkët. MSHIA dhe Metamorfozis e shënojnë Diten e internetit më të sigurtë

Shkup, 05 shkurt 2019

Maqedonia iu bashkangjit 140 vendeve të botës të cilët sot e shënojnë Ditën ndërkombëtare të internetit më të sigurtë me moton “Së bashku për internet më të mirë”. Shënimi i kësaj dite paraqet thirrje për veprim ndaj të gjitha palëve të interesuara, me fuqi të përbashkëta, të ndihmojnë në krijimin e internetit më të mirë për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë.

Me këtë rast, Ministira e shoqërisë informatike dhe administratës dhe Fondacioni Metamorfozis e shënuan ditën me video edukative për ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë për nevojën e përdorimit më të sigurt dhe më të përgjegjshëm të teknologjive onlajn dhe telefonave celularë.

Të gjithë të interesuarit mund të përfshihen në fushatën dhe ta shprehin mbështetjen e tyre nëpërmjet asaj që do t'i:

Thonë JO dhunës kibernetike

Dhuna onlajn është një problem i përhapur dhe është plotësisht e sigurtë se të gjithë ata që janë aktiv në mediat sociale kanë qenë dëshmitarë ose viktimë të këtij lloj të dhunës. Por lajmi i mirë është se të rinjtë nga Evropa janë organizuar kundër dhunës onlajn nëpërmjet fushat;s të quajtur #Togetherforrrespect (Së bashku me respekt).

Mbrojnë privatësinë e tyre onlajn

Privatësia onlajn ndoshta duket qesharake nga kjo perspektivë por mbrotja e të dhënave personale është e domosdoshme që të mund në mënyrë të sigurtë dhe të besueshme të përfitojmë nga të mirat e botës onlajn. Të dhënat e qytetarëve vazhdimisht janë të grumbulluara nga ana e platformave të mediave sociale dhe aplikacioneve të ndryshme të cilat perdoren në bazë ditore. Nëse nuk i kushtohet vëmendje të mjaftueshme cilësimeve të privatësisë, personat qëllim këqij mund të kenë qasje deri tek të dhënat e qytetarëve dhe t’i shfrytëzojnë për shkatërrim të reputacionit apo kërcënime.

Mësojnë të mendojnë në mënyrë kritike

Mashtrimet në internet marrin përmasa ekstreme dhe për ata që bien pre i asaj mund të kenë pasoja serioze. Përveç mashtrimeve, problem i disinformatave dhe lajmeve të rrejshme është shumë më i gjërë. Për këtë arsye, zhvillimi i aftësive për edukim mediatik është absolutish i domosdoshëm.

Në këtë web faqe janë të shfaqura të gjitha aktivitet të cilat ndodhin gjithandej nëpër botë ku njerëzit me ide dhe sugjerime të ngjashme mundohen ta bëjnë internetin vend më të sigurt për të gjithë.

Burime shtesë për mënyrat e mbrojtjes së fëmijëve tuaj dhe të rinjëve në internet janë të disponueshme në web-faqen e Projektit për Mbrojtje dhe siguri të fëmijëve dhe të drejtat e tyre në internet – CRISP (Children’s Rights on the Internet – Safe and Protected) crisp.org.mk ose bezbednonainternet.mk.

Aktivitetet për Ditën e internetit më të sigurt mund t’i ndiqni edhe në mediat sociale përmes #SID2019 и #SaferInternetDay.

Мinistria e shoqërisë informatike dhe administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form