Shpërndaje:

Nëpërmjet investimit në zhvillimin e aftësive digjitale deri tek vendet e reja të punës

Shkup, 08 shkurt 2019

Më shumë se 43 milion denarë janë të parashikuara për zhvillimin e aftësive digjitale dhe vendeve të reja të punës me Planin e ri operativ për punësim për vitin 2019, të miratuara nga Qeveria.

Me këtë masë janë të mbuluar 1323 persona të ri të papunësuar deri në moshën 34 vjeçare të cilët nëpërmjet trajnimeve të ndryshme dhe rikualifikimeve do të mund të punësohen.

Qëllimi i masës është që nëpërmjet trajnimeve të plotësohen nevojat e kërkuara për aftësi digjitale si dhe nevojat për aftësi të avancuara të TI-së.

Pas përfundimit të pjesëmarrjes në masat e parashikuara personat e papunësuar të cilët nuk do të punësohen do të kenë mundësinë për shfrytëzimin e programeve dhe masave të tjera të Planit operativ.

Vendet e reja të punës dhe nevojat për rikualifikim si dhe përvetësim të aftësive digjitale janë të përgatitura së bashku me punëdhënësit.

Plani operativ për punësim për vitin 2018-të kishte realizim të lartë prej 95%, kurse pritjet janë që plani për vitin 2019-të të ketë sukses edhe më të lartë.

Bartës i Planit operativ është MInistria për punë dhe politikë sociale, kurse implementimi i tij është nën kompetencën e Agjencionit për punësim të Republikës së Maqedonisë në partneritet me institucionet tjera përgjegjëse.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form