Shpërndaje:

MSHIA, MD-ja dhe Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Shkup, 11 shkurt 2019

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, Ministria e drejtësisë dhe Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik nënshkuran memorandum për bashkëpunim. Qëllimi i memorandumit është përforcimi dhe avancimi i zbatimit konsekuent të Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative dhe Ligjit për kontestet administrative. Kjo rrjedh edhe nga misioni vlerësues i Komisionit Evropian mbi drejtësinë administrative.

“Mirëpo këtë nuk e bëjmë as për BE-në, as për askënd tjetër. Këtë e bëjmë për qytetarët që qytetarët të mos ngatërrohen në labirintet administrative për shkak të njohurive të pamjaftueshme të ligjeve ose koordinimit të pamjaftueshëm ndërmjet institucioneve të cilët kryejnë procedura administrative si dhe organet gjyqësore të cilët vendosin për ato”, potencoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ministri Mançevski, MSHIA përcakton listën e pjesmarrësve në trajnimet nga rendi i të punësuarve. Lista e trajnuesve të cilët do t’i realizojnë trajnimet si dhe programin e trajnimeve do ta përcaktojnë të tre institucionet së bashku që të sigurohen se ekspertët nga kjo sferë do t’i përcjellin njohuritë e tyre.

Ministri Mançevski përkujtoi se në periudhën e kaluar MSHIA ka hapur pikë për informimin dhe për sigurimin e këshillave praktike për autoritetet publike për zbatimin e LPPA-së. Kjo do të thotë se nëpërmjet një mjeti të thjesht për përdorim, personat e autorizuar do të munden në mënyrë elektronike të drejtohen me pyetjet rreth problemeve tyre me të cilët përballen në lidhje me zbatimin e LPPA-së.

Ministrja e drejtësisë Prof.dr. Renata Deskoska informoi për ndryshimet e reja në Ligjin e procedurave administrative.

“Qëllimi është që të shkurtohet procedura përkatësisht Gjykata administrative të vendosë në mënyrë të merituar. Me këtë memorandum, ne do t’i trajnojmë dhe do t’i njoftojmë nëpunësit administrativ dhe gjykatësit për mënyrën se si ata duhen të veprojnë me procedurat administrative dhe kontestet administrative. Me këtë krijojmë procedura më efikase dhe qytetarët më shpejt do të vijnë deri tek drejtësia administrative”, theksoi ministrja Deskoska.

Siç potencoi ajo, risi është edhe vendosja e debatit kryesor publik siç është praktika në gjykatën civile dhe penale ku qytetarëve do t’iu mundësohet hapësirë t’i shprehin argumentet pro ose kundër procedurës.

Drejtoresha e Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik Prof.dr. Natasha Gaber-Damjanovska iu referua përfshirjes së Akademisë në procesin e trajnimeve.

“Kjo marrëveshje e organizuar për nevojat e qytetarëve në procedurat administrative është me rëndësi të veçantë. Akademia i vendos në dispozicion të gjitha kapacitetet nga natyra edukative me qëllim që të garantohen trajnime cilësore dhe të suksesshme”, theksoi Gaber-Damjanovska.

Мinistria e shoqërisë informatike dhe administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form