Shpërndaje:

Reagimi ndaj komunikatës së Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Shkup, 08 shkurt 2019

Qëndrimi i Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës në lidhje me komunikatën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audivozuele është si vijon:

Në Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës ka arritiur një shkresë nga ASHMAA-ja të cilës sot më i jemi përgjigjur. Siç është e cituar në përgjigjen e shkresës, në buxhetin e MSHIA-së janë të miratuara 1.200.000.000 denarë për financimin e RTM-së, NP RDM-së dhe ASHMAA-së.

Siç është njoftuar udhëheqësia e ASHMAA-së, Ligji për ndryshim dhe plotësim të LSHMAA-së me të cilën u rrit përqindja e fondeve të nevojshme për finacim hyri në fuqi me 8 janar edhe pse ajo është dorëzuar në Kuvend gati një vit më herët, përkatësisht në shkurt të vitit 2018-të. Arsyet për këtë shtyrje ishin nga natyra politike dhe janë të njohura mirë për udhëheqësinë e ASHMAA-së.

Kjo do të thotë se ndryshimet e Ligjit me të cilin parashikohet rritja e përqindjes hyri në fuqi pas miratimit të Buxhetiti për vitin 2019, përkatësisht pesë muaj pas dorëzimit të qarkoreve buxhetore të cilat dorëzohen në gusht.

Megjithatë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për shumën e fondeve të përcaktuara çdo vit si dhe nevoja për pajtueshmëri të vazhdueshme të rregullave buxhetore dhe parimeve në lidhje me shpërndarjen e të njejtave për shfrytëzuesit e fondeve buxhetore, të njejtit do të jenë të harmonizuara edhe për vitin 2019.

Sa i takon thirrjes për takim me ministrin e shoqërisë informatike dhe administratës si dhe periudhën e kaluar të konsultimeve reth Ligjit për ASHMAA-së dhe reformat në sferën e medias, ministri Mançevski përgjigjet pozitivisht.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës