Shpërndaje:

Konferenca përmbyllëse e implementimit të suksesshëm të Platformës për ofrimin e e-shërbimeve administrative

Shkup, 6 maj 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, u drejtua në konferencën përmbyllëse në suaza të projektit: „Mbështetja e MSHIA-së në procesin e modernizimit të administratës publike“, i cili vitin e kaluar u implementua me mbështetjen e Nekstsens, ndërsa i financuar nga Bashkimi Evropian. Konferencës iu drejtua edhe Frek Janmaat, shef i Sektorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Igor Andonovski dhe Mile Grujovski nga Nekstsens i prezantuan detajet e projektit. 

,,Në janar të vitit të kaluar kur edhe filluam me implementimin e projektit, ne vendosëm disa synime. Përpjekja jonë kryesore ishte që të sigurojmë mjet i cili do të luajë rol të rëndësishëm në mënyrën e ndryshimit të së cilës funksionon administrata publike. Jo vetëm mënyra se si funksionon, por edhe mënyra se si mendon dhe dizajnon procese“, theksoi ministri Mançevski.

Ai theksoi se ky projekt paraqet edhe një mjet i cili e përmbush platformën për interoperabilitet, Portalin nacional të e-shërbimeve si dhe Regjistrin elektronik të popullsisë. Komplementariteti (plotësimi) i këtyre projekteve, pikërisht është në synimin e përbashkët që qytetarët me vetëm disa klikime të mund të marrin numër të madh të shërbimeve.

,,Me këtë projekt, në kombinim me Portalin nacional të e-shërbimeve, të cilin pas disa muaj do ta lëshojmë në përdorim, secili institucion edhe pse ndoshta nuk posedon Teknikë të IT-së dhe burime njerëzore, do të ketë mundësi të shkëmbejë dokumente zyrtare dhe të ofrojë shërbime elektronike për qytetarët. Këto janë hapa revolucionare dhe projekte. Vendosim platforma qëndrore të cilat do të munden t’i shfrytëzojnë të gjitha institucionet. Nëqoftëse duan munden ta shfrytëzojnë edhe autoritetet lokale. Me këtë kursehen shuma të konsiderueshme të parave, të cilat individualisht secili institucion duhet t’i investojë në hardver dhe softuer”, informoi ministri Mançevski. 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës siguroi edhe bazë ligjore për ta mundësuar këtë. U miratuan tre ligjet të cilët mundësojnë që dokumentet e letrës të zëvendësohen me dokumente elektronike. Bëhet fjalë për Ligjin e Regjistrit qëndor të popullsisë, Ligjin e udhëheqjes elektronike dhe Ligjin e dokumenteve elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet e besueshme.

,,Me këto ligje sigurohet unifikimi i mënyrave me të cilat udhëhiqen të gjitha të dhënat në Regjistra të ndryshëm. Gjithashtu këto ligje mundësojnë procedura më të thjeshta dhe më lehta për qytetarët, të cilët tani vetëm duke u regjistruar nëpërmjet portalit të e-shërbimeve do të munden në mënyrë elektronike t’i marrin shërbimet e tyre. Në këtë mënyrë Ligjet e Bashkimit Evropian i harmonizojmë me ligjet tona dhe transponojmë direktivën evropiane  si parakusht për implementimin e Agjendës digjitale“, theksoi Ana Malceva, këshilltare në MSHIA.

Projekti përbëhet nga disa rezultate:

- Platformë administrative për ofrimin e e-shërbimeve

- Kornizë ligjore

- Trajnime

Fokusuar në e-shërbime dhe interoperabilitet, projekti rezultoi me:

- Përmirësimi i zbatimit të kuadrit ligjor për administratën publike

- Përmirësimi i matjes së cilësisë së shërbimit

- Përmirësimi i performancës në ofrimin e shërbimeve administrative

- Përmirësimi i koordinimit të politikave të qeverisjes horizontale lidhur me Reformat në Administratën Publike (RAP)

- Përmirësimi i sistemit të kompetencave për administratën

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form