Shpërndaje:

Delegacioni qeveritar në vizitë studimore në Londër për t'i shkëmbyer përvojat rreth punës së institucioneve

Londër, 10 maj 2019

Në vizitën studimore në Londër të Britanisë së Madhe, morën pjesë ministrja e punës dhe politikës sociale Mila Carovska, zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës Aleksandar Bajdevski dhe sekretarja shtetërore e Sekretariatit për çështje evropiane (SÇE), Kalinka Gaber. Temat kyçe të vizitës ishin proceset dhe praktikat për planifikimin dhe vendosjen e indikatorëve kyç për të pasur sukses në institucionet sektoriale, llogaridhënia në institucionet e sektorit të njëjtë rreth përmbushjes së qëllimeve të përbashkëta sektoriale dhe vendosjes së kritereve të përzgjedhjes si dhe matjes së performancës së udhëheqjes së lartë,

Vizita studimore në të cilën u shkëmbyen përvoja të temave lidhur me punën e institucioneve u shfrytëzua për takim me kryesuesin e Grupit të miqësisë me Maqedoninë së Veriut Martin Vikers, për vizitë në Ministrinë e punës dhe pensioneve si dhe në Komisionin e shërbimit shtetëror.

Ministrja e punës dhe politikës sociale, gjatë takimit fliste për proceset reformuese që Ministria e punës dhe politikës sociale (MPPS) i zbaton me mbështetjen e Ambasadës së Britanisë në Shkup, të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin socio-emocional në kopshtet dhe me reformat në kujdesin social dhe mbrojtjes së fëmijëve.

,,Në mënyrë intensive punojmë në përforcimin e kapaciteteve të kopshteve, por njëkohësisht dhe në përforcimin e kompetencave profesionale të edukatoreve dhe rikthimin e dinjitetit në këtë profesion. Zhvillimi i hershëm i fëmijës është kyç në zhvillimin e mëtejshëm të fëmijës dhe prandaj konsiderojmë se me fëmijët e moshës parashkollore duhet të punojë kuadër kreativ dhe inspirues”, tha Carovska.

Zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës Aleksandar Bajdevski, prezantoi arritjet dhe punën në tërësi lidhur me reformat në administratën publike si dhe aktivitetet e mbështetjes së programit të Ambasadës së Britanisë në Shkup.

,,Pjesë e rëndësishme e reformave në administratën publike të cilën po e zbatojmë, janë ndryshimet në sistemin e llogaridhënies, profesionalizimit të administratës si dhe të shërbimit të lartë udhëheqës. Vizita e Komisionit të shërbimit shtetëror ishte mundësi e shkëlqyer që rreth temës të dëgjohen përvojat britaneze, gjithashtu patëm diskutim interesant sa i takon vendosjes së sistemit për zgjedhjen e udhëheqjes së shërbimit të lartë. Mendoj se jemi në rrugën e duhur lidhur me reformat, por duhet t’u japim kohë që t’i japin rezultatet e pritura”, theksoi Bajdevski.

Sekretarja shtetërore në SÇE, Kalinka Gaber, u falemnderua për mbështetjen e Qeverisë së Britanisë në proceset drejt NATO-s dhe BE-së.

,,Në detaje i informova përfaqësuesit britanezë për arritjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e agjendës reformuese në prag të fillimit të negociatave për anëtarësm në BE”, tha Gaber.

Vizita ishte e organizuar nga Instituti i administratës publike (Public Administration International) në Londër në suaza të projektit ,,Sjellja e ndryshimeve – efektiviteti dhe udhëheqja e drejtë në administratën publike”, implementuar nga Qendra për menaxhim me ndryshime, shfrytëzuesi i së cilit është Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, ndërsa i finansuar nga Ambasada e Britanisë në Shkup. Qëllimi i vizitës është të arrihet njohuri praktike dhe të shkëmbehen përvoja me Britaninë e Madhe lidhur me funksionimin e administratës publike.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form