Shpërndaje:

Diskutim publik i prezantimit të Raportit vjetor për zbatimin e Strategjisë së reformave në administratën publike

Shkup, 13 maj 2019

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, sot organizoi diskutim publik ku u prezantua Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë së reformave në administratën publike 2018-2022. Në diskutimin publik u drejtua zëvendësministri Aleksandar Bajdevski.

,,Para një viti, kur filluam ta shkruajmë Strategjinë dhe Planin aksional, qëllimi ynë i përbashkët ishte që më në fund qytetarët e Maqedonisë Veriore të marrin shërbime cilësore, të dorëzuara në kohë, nga të punësuarit në administratën publike, të liruar nga të gjitha presionet partiake. Prandaj përpiluam dokumete konkrete me aktivitete të qarta dhe masa, të cilat më tej lehtë mund të ndiqen nëse i japin rezultatet e pritura”, theksoi ministri Bajdevski.

Zëvendësministri potencoi se në shumë kapituj të Raportit është konstatuar progres, por për përmbushjen e qëllimeve të caktuara ka edhe shumë punë.

,,Gjatë vitit të parë të implementimit punuam në vendosjen e bazave të aktiviteteve reformuese. Përfunduam shumë dokumente dhe strategji të cilat janë bazë për reformat në administratën publike, bëmë auditim (revizion) të dokumenteve ekzistuese dhe punuam në përgatitjen e ligjeve të reja për vendosjen e kornizës ligjore. Punuam analiza dhe hulumtime të reja për arsye të mungesës së të dhënave bazë si dhe për arsye të nevojës së saktësimit të hartës së mungesës dhe mangësive të cilat i përfshin Strategjia për reforma në administratën publike (SRAP).

Reforma në administratën publike, sipas tij është proces i udhëhqur nga MSHIA-ja, por sa i  takon realizimit të suksesshëm duhet përkushtim i barabartë nga të gjitha palët e përfshira.

Zëvendësministri Bajdevski, vuri në pah katër sferat prioritare të cilat janë bazë e Strategjisë së reformave në administratën publike 2018 -2022: Krijimi i politikave dhe koordinimi, Shërbimi publik për menaxhim me burimet njerëzore, Përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë si dhe Ofrimi i shërbimeve dhe mbështetja e TIK-ut në administratë.

Personat përgjegjës në MSHIA, të obliguar për këto sfera prioritare, në detaje i prezantuan aktivitetet e deri tanishme, sfidat, sukseset si dhe planet dhe hapat e mëtejshëm.

Gordana Gapiq Dimitrovska, përgjegjese për sferën e parë prioritare, potencoi projektet siç janë draft-versioni i ri i Raportit të ri për vlerësimin e ndikimit të rregullores së ENER-it të ri interaktiv i cili së shpejti duhet të lëshohet në përdorim me qëllim të rritjes së komunikimit ndërmjet administratës dhe qytetarëve.

Biljana Nikollovska Zhagar iu referua sferës së dytë prioritare – Shërbimit publik dhe menaxhimit me burimet njerëzore, përkatësisht masat dhe aktivitetet me të cilat do të përmirësohej puna në administratë. Ajo vuri në pah zhvillimin e standardeve e kritereve të rrjetit të burimeve njerëzore, ndërsa iu referua edhe Propozim-ligjit për udhëhqjen e lartë administrative.

Kristina Dimovska, gjithashtu i prezantoi sfidat dhe aktivitetet lidhur me sferën e tretë – Përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë, ku mes tjerash potencoi Metodologjinë për zbatimin e analizës funksionale, pastaj progresin lidhur me Qasjen deri te informacionet me karakter publik si dhe Portalin e të dhënave të hapura.

Elena Mançeva, prezantoi Sferën e katërt prioritare të Strategjisë së Reformave në administratën publike – Ofrimin e mbështetjes së TIK-ut në administratë. Ajo vuri në pah procesin e përgatitjes së Strategjisë për zhvillimin e TIK-ut, si dhe formimin e Këshillit të TIK-ut. Në suaza të kësaj sfere, në periudhën e kaluar u hapën Salla e shërbimeve publike ku qytetarët mund të marrin shërbime nga 10 institucione. Salla të tilla do të hapen edhe në qytetet e tjera, ndërsa së shpejti do të lëshohet në përdorim portali i e-shërbimeve.

Pas prezantimit të Raportit vjetor, pjesëmarrësit në diskutimin publik kishin mundësi për të diskutuar dhe për të parashtruar pyetje. Gjithashtu, MSHIA-ja në web-faqen e saj e vendosi Draft-versionin e Raportit, i cili është i hapur për opinionin për komente dhe sugjerime.

Raportin mund ta gjeni në linkun në vijim: http://www.mioa.gov.mk/?q=mk/node/2526

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form